1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman i së hënës për epideminë e gripit

Disa gazeta gjermane

Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan:

"Para pak kohësh u bë e ditur se rezistenca ndaj virusit të nentipit HIN1, ndaj medikamentit Oseltamivir,nga njëri vend në tjetrin është e ndryshme. Në qoftë se Instituti Robert-Koch thotë se është i përgatitur mirë, kjo bazohet në depozitimin e këtij medikamenti sipas planit kombëtar pandemik të disa viteve më parë. Përsa i përket mbrojtjes me anë të vaksinimit sezonal, virologët nuk kanë një përgjigje të saktë. Bie në sy fakti se ndryshe nga rasti i gripit normal, që prek kryesisht njerëzit me imunitet të dobët dhe të moshuarit, me këtë virus janë infektuar kryesisht njerëz me moshë të re dhe të shëndoshë, rast ky që sjell në kujtesë „gripin spanjoll“ të rreth 100 viteve më parë, që pati pasoja të rënda. Se çfarë do të thotë kjo për potencialin pandemik të gripit meksikan do të shihet në ditët në vazhdim."

Gazeta "Westdeutsche Zeitung“ komenton:

"Virusi ka ashtu si të gjitha ndodhitë me të vërtetë të rrezikshme edhe aspektin e tij pozitiv: rreziku vdekjeprurës relativizon shqetësimet tona të tjera. Çfarë është një rënie ekonomike me 5% krahasuar me rrezikun e vdekjes së mijëra njerëzve? Në raste të tilla njeriu mëson që fjalën katastrofë të mos ta përdorë në mënyrë inflacioniste. "

Gazeta “Hannoversche Allgemeine Zeitung“ thekson:

"Në qoftë se planet e emergjencës të përpunuara nga Organizata Botrore e Shëndetësisë do të zbatohen nga të gjitha vendet, atëhere do të ishte e mundur të mënjanohet një përhapje mbarëbotërore e epidemisë virale. Meksika ka bërë një hap të drejtë me politikën e saj të hapur dhe me masat që ka marrë duke mbyllur shkollat dhe universitetet. Do të ishte katastrofale nëse qeveritë do të ndiqnin një politikë të heshtjes dhe të fshehjes së realitetit. Shansi është i madh që me anë të një politike preventive të mënjanohet rreziku i një përhapjeje të gjerë dhe masive të pakontrolluar. "


Autor: dpa/Vilma Filaj- Ballvora

Redaktoi: Auron Dodi


  • Data 27.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hf11
  • Data 27.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hf11