1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman i së hënës (02.03) për takimin e nivelit të lartë të BE në Bruksel, për krizën ekonomike dhe financiare botërore

Nëse në situata emergjente secili mendon për vete, atëherë ideja evropiane merr fund shpejt

default

Berlusconi, Sarkozy dhe Juncker në samitin e Brukselit, 1 mars 2009

FLENSBURGER TAGEBLATT konstaton:


"Konkretisht pati pak gjëra të përbashkëta. Shtetet balltike dhe Hungaria, të prekura veçanërisht nga kriza shpresuan për një ndihmë të fuqishme kapitali nga komuniteti. Përgjigjja ishte një "jo" e ftohtë. Një takim i tepërt i nivelit të lartë? Jo krejtësisht, u vendosën piketa për takimin e nivelit të lartë të 19/20 marsit. Atëherë ama përfundimet duhet të jenë konkrete."


SÜDKURIER, që botohet në Konstancë kujton mungesën e përbashkësive në takim:


"...nëse në situata emergjente secili mendon për vete, atëherë ideja evropiane merr fund shpejt. Franca ndoqi në takim një politikë, që ecën në këtë drejtim. Kjo nuk i zgjidh problemet, por i ashpërson ato. Aq më tepër për kombin e eksportit, Gjermaninë. Mirëqënia e saj varet në një pjesë të madhe nga tregjet në Lindje. Po të shkatërrohen ato, këtu do të ndihen pasojat. Edhe kjo bënte pjesë në llogaritë, që duhet të bëheshin në takim."


Ja edhe mendimi i NÜRNBERGER NACHRICHTEN:


"Në republikat balltike, Poloni, Bullgari dhe Rumani, në rrezik janë jo vetëm bankat e koncernet, por e gjithë ekonomia e vendit. Se çfarë pasojash sociale do të kishte kjo, mund të përfytyrohet. Menaxhimi i krizës nga Berlini kërkohet tani në dy drejtime: brenda vendit, për të shpëtuar vendet e punës në koncernet e dëmtuara nga kriza; edhe jashtë, në mënyrë që fqinjët të mos zhyten në kaos ekonomik dhe politik. Koha nuk pret."

  • Data 02.03.2009
  • Autor AD/AV
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H3zG
  • Data 02.03.2009
  • Autor AD/AV
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H3zG