1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman i së dielës

default

Partitë unioniste në pushtet në Gjermani, CSU dhe CDU kanë vendosur që para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani të bëjnë ndryshime në të drejtën e trashëgimisë. Për këtë temë, në gazetën BERLINER MORGENPOST ndër të tjera lexojmë:

"Pas disfatës në zgjedhje të Bashkimit Kristjansocial CSU, edhe Bashkimi Kristjandemokrat CDU-ja ka kuptuar tani se tema e tatimit të trashëgimisë mund të vendosë për të zgjedhjet në vitin 2009. Nëse kjo parti nuk i merr seriozisht shqetësimet e shtresës së mesme, ajo kërcënohet që të braktiset prej njërës nga shtresat më të rëndësishme të zgjedhësve. Në një hap të parë, CDU-ja dhe CSU-ja ranë dakord për një pozicion të përbashkët. Edhe Partia Socialdemokrate, SPD duket se është fiksuar në disa pozicione parimore. Por askush nuk duhet të gabohet: nëse shuma e patatueshme për shtëpitë nuk është e lartë sa duhet, në rast të ndërrimit të jetës nga prindërit, për fëmijët mund të pasojë një shok i dytë. Ndërsa sipërmarrjet në pronësi familjare kërcënohen të falimentojnë, po t'u merret fryma me taksa trashëgimtarëve. Drejtuesit e negociatave mbajnë një përgjegjësi të dyfishtë: një përgjegjësi politike shoqërore dhe përgjegjësi ekonomike politike."

Ndërsa në gazetën SONNTAGSEXPRESS lexojmë për krijimin e qeverisë në Landin e Hesenit:

"Për të krijuar një qeveri të nevojiten shumica të qendrueshme. Kryetarja e PSDGJ për Landin e Hesenit, Andrea Ypsilanti është e mendimit se këtë shumicë ajo e ka. Me votat e Të Gjelbërve dhe të Të Majtëve, ajo kërkon të marrë pushtetin në Hesen. Por kjo mund të mos i ecë. Sepse aleanca e diskutueshme midis socialdemokratëve, të Gjelbërve dhe të Majtëve mbahet në këmbë vetëm me një votë më tepër."

  • Data 01.11.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FlsC
  • Data 01.11.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FlsC