1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman i së premtes

AUD6 Nëntor 2008
https://p.dw.com/p/Foto
Fotografi: picture-alliance/dpa

WESTDEUTSCHE ZEITUNG që botohet në Dyseldorf komenton emërimet e para të presidentit të zgjedhur të SHBA, Barak Obama:

"Ditën pas zgjedhjes së tij ai vendosi piketat e para në personel. Me emërimin e këshilltarit afatgjatë të Klintonit, Rahm Emanuel si shef të shtabit të tij si dhe angazhimin e një ekipi tranzitor Barak Obama sinjalizoi se nuk ka dëshirë të diktojë, por se është i gatshëm të mësojë. Mund të përfytyrohet që ai të fusë në kabinetin e tij edhe ndonjë republikan - një hap i rëndësishëm që demonstron gatishmërinë për pajtim dhe për bashkëpunim mbipartiak. Presidenti i ardhshëm Barak Obama ka vërtetuar gjatë jetës së tij herë pas here se ai rritet mbi detyrat që ka dhe se nuk frikësohet para asnjë sfide. Në asnjë periudhë në historinë amerikane nuk kanë qenë kaq të kërkuara këto veti sa sot."

KÖLNISCHE RUNDSCHAU bën një paralelizëm me takimin e integrimit të nivelit të lartë, që u mbajt të enjten në Berlin:

"Një Obama gjerman nuk qe i pranishëm në takimin e nivelit të lartë për integrimin. Që një qytetar federal, që të jetë rritur të themi në Ankara, të bëhet kancelar federal- kjo është ende utopi. Kjo do të ishte edhe pika finale e një historie të suksesshme integrimi. Kjo në një kohë kur këtu sapo hidhen hapat e parë. Por bisedimet kanë nxitur iniciativa, para së gjithash kanë krijuar ndërgjegjësim për problematikën në politikë, sepse këtu e marrin fjalën më në fund të prekurit. Eshtë për t'u përshëndetur që qeveria do të caktojë këtu synime të qendrueshme dhe të verifikueshme për integrimin. Kjo të detyron për përparime."