1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shtyhet seanca plenare për miratimin e kodit të ri elektoral

Më parë kishte reaguar OSBE-ja në Tiranë. Projektkodi i ri elektoral duhet vazhdojë të diskutohet. Ndërkohë në sallën e parlamentit ka vazhduar edhe të hënën greva e urisë e 10 deputetëve.

default

Tirana, Parlamenti

Parlamenti ka shtyrë të hënën pasdite hapjen e seancës plenare ku ishte planifikuar dhe diskutimi i projektkodit të ri elektoral, mjaft e debatuar në javët e fundit në rradhët e politikës. Konferenca e kryetarëve vendosi që seanca të fillojë të martën në mëngjes ku në qendër të debatit do të jetë projektkodi zgjedhor.

Në sallën e parlamentit ka vazhduar edhe të hënën greva e urisë e 10 deputetëve nga tre parti të vogla, Lëvizja Socialiste per Integrim, Demokristianët dhe PS 91. Ata janë shprehur se do ta ndërpresin grevën vetëm kur të marrin garancitë se reforma zgjedhore do të jetë gjithëpërfshirëse dhe se votimet e ardhshme do të jenë të lira dhe të ndershme.

Grevistët kanë shprehur gatishmërinë për të ulur në negociata në përmirësimin e disa neneve të kodit elektoral. Mbështetës të partive parlamentare të vogla janë mbledhur pasditen e së hënës në një tubim paqësor para selisë së Kuvendit, ku kanë kërkuar nga dy partitë e mëdha që të tërhiqen nga miratimi dhe votimi i kodit, pa marrë në konsideratë kërkesat e grevistëve.

Më parë ambasadori Robert Bosh (Robert Bosch) shefi i OSBE-së në Tiranë kishte bërë disa komente publike. Sipas tij projekti që ka miratuar komisioni i posaçëm i reformës elektorale ka vend për diskutime të mëtejshme mes palëve përpara se të diskutohet në seancë plenare. Çështja e kodit të ri elektoral nuk është sipas ambasadorit Bosh, çështje vetëm e dy partive të mëdha, por për të duhet të përfshihen në diskutim të gjitha partitë politike.

Për çështjen më të nxehtë, atë të përbërjes së komisioneve të zgjedhjeve, shefi i OSBE-së tha se dhe nëse ato do të kenë 7 anëtarë, duhet të jenë të përfaqësuara me më shumë parti. Ambasadori Bosh përmendi dhe disa aspekte teknike të projektkodit që kanë nevojë për përmirësime, siç janë mënyra e transportit të materialeve zgjedhore, përdorimi i kamerave të vëzhgimit etj.

Për të ndërmjetësuar në konfliktin që ka lindur mes partive të mëdha dhe të vogla, një grup shoqatash joqeveritare kanë dorëzuar të hënën në kryesinë e Kuvendit një paketë propozimesh. Në thelb ata kërkojnë që ndërtimi i komisioneve të mos bëhet me përfaqësues të partive politike, por nga ekspertë që vijnë nga sektori i drejtësisë, i arsimit, shëndetësisë etj.



DW.COM

  • Data 17.11.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FwSJ
  • Data 17.11.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FwSJ