1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shtyhet gjykimi në apel ndaj Timoshenkos

Ish-kryeministrja ukrainase Timoshenko nuk mund të shpresojë se do të lirohet nga burgu gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit.

ARCHIV - Julia Timoschenko während einer Anhörung im Gericht in Kiew (Archivfoto vom 25.06.2011). Russland hat die Ukraine mit Nachdruck zu einem «humanen Umgang» mit der im Hungerstreik befindlichen früheren Regierungschefin Julia Timoschenko aufgefordert. Moskau nehme «mit Besorgnis» zur Kenntnis, dass sich der Gesundheitszustand der inhaftierten und erkrankten Oppositionsführerin offenbar verschlechtert habe. Das teilte das russische Außenministerium am Mittwoch auf seiner Internetseite mit. EPA/SERGEY DOLZHENKO +++(c) dpa - Bildfunk+++

Julia Timoschenko

Ish-kryeministrja ukrainase Julia Timoshenko u dënua në tetor për shpërdorim detyre me shtatë vjet burg dhe një gjobë prej miliona dollarësh. Procesi u kritikua ndërkombëtarisht si i motivuar politikisht. Duke ju referuar gabimeve proceduriale Timoshenko do që vendimi për shpërdorim të postit të anulohet. Por Gjykata e Lartë e Posaçme në Kiev e shtyu të martën (26.06) përsëri seancën e ankimit.

Vendimi i gjyqtarit të gjykatës së apelit për shtyrjen e sancës për datën 12 korrik mezi kuptohej dhe pas tij reagimet në sallë qenë të larta.

Gjyqtari ndoqi kërkesën e prokurorisë. Ajo kishte kërkuar shtyrjen e procesit për një datë pas 10 korrikut. Më 10 korrik në Kharkiv zhvillohet një seancë e re në gjyqin e dytë kundër Timoshenkos për evazion fiskal dhe përvetësim të fondeve shtetërore. Deri atëherë pritet të paraqitet edhe një raport zyrtar mjekësor rreth shëndetit të saj.

Për deputetin e partisë së Timoshenkos "Atdheu" Oleg Tishenko, kjo është një manovër e qartë. Qeveria shmang me këtë publicitetin negativ para finales së Kampionatit Evropian të Futbollit në Kiev. Timoshenko mbetet në paraburgim dhe pa vendim të formës së prerë të gjykatës së apelit - nuk mund t'i drejtohet Gjykatës Evropiane për Drejtat e Njeriut: "Përveç kësaj, mund të krijohet edhe një lidhje e drejtpërdrejtë - në mes rastit të parë, rastit të gazit, si dhe gjykimit të ardhshëm në gjyqin e dytë, në të cilën bëhet fjalë për veprimtarinë e saj në Sistemin e Bashkuar Energjetik të Ukrainës."

Bilboards of Ukraine's Prime Minister and presidential candidate Yulia Tymoshenko, foreground, and presidential candidate Viktor Yanukovych, background, are seen in Kiev, Ukraine, Wednesday, Feb. 3, 2010. The second round of voting in Ukraine's presidential election is scheduled for Sunday, February 7. (ddp images/AP Photo/Alexander Zemlianichenko)

Janukoviç/ Timoshenko

Qëllimi është i qartë, thotë avokati i Timoshenkos, Sergei Vlasenko: Janukoviçi do ta paralizojë politikisht për një kohë të gjatë udhëheqësen e opozitës: "Ju e dini, në Ukrainë drejtësia është aq e varur saqë ndoshta as prania e Zotit në sallën e gjyqit nuk do të ndryshonte asgjë. Sepse në anën tjetër të telefonit është Janukoviçi. Mendoj se gjyqtarët ukrainas duhet të kujtohen dalëngadalë, se ata janë gjyqtarë dhe jo si i quante dikur ish-presidenti Kravçuk ndihmësa përmbarimi. "

As prania e vëzhguesve të BE-së nuk mundi ta ndryshojë sjelljen e gjyqtarëve, thotë Vlasenko. Dhe edhe pse ish-presidenti polak Kvashnjevski dhe ish-presidenti irlandez Cox nuk lejoheshin të jepnin komente, fytyrat e tyre folën vëllime.

Disa qindra përkrahës të Timoshenkos, që qëndruan megjithë shiun e madh për orë të tëra para gjykatës, reaguan me zemërim ndaj shtyrjes së përsëritur të procesit të apelit. Me zë të lartë ata kërkuan lirimin e lideres së opozitës.