1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shtyhet dënimi në procesin e ish-bosit rus të naftës, Michail Chodorkowski

Dënimi në procesin e dytë kundër manjatit të çfuqizuar të naftës Chodorkowski u shty ditën e mërkurë. Vendimi pritet të jepet më 27 dhjetor. Ndërkohë vëzhguesit gjithmonë kanë folur për një proces të motivuar politik.

Pritet gjykimi në procesin e Chodorkowskit

Pritet gjykimi në procesin e Chodorkowskit

Që prej vitit 2003, kritiku u Kremlinit Michail Chodorkowski ndodhet pas hekurave i dënuar për evazion fiskal. Pas procesit të parë kundër ish manjatit të naftës, koncerni i tij disa miliardash u shpërbë. Njërit prej ish-njerëzve më të pasur të Rusisë, i bëhet tani procesi i dytë. Prokuroria e Moskës kërkon për përvetësimin e gjoja 218 milionëve tonë nafte gjashtë vjet burgim. Kështu, oligarku Chodorkowski që ka rënë në mungesë të mëshirës do të bënte 14 vjet burg. Dhënia e dënimit u shty ditën e mërkurë (15.12.).

Michail Chodorkowski Prozess in Moskau Platon Lebedjew

Michail Chodorkowski dhe partneri i tij Platon Lebedjew

Ai nuk pranon asnjë nga akuzat dhe përsërit pafajësinë e tij. Aktivistë të të drejtave të njeriut e shohin arsyen e dënimit të tij diku tjetër. Chodorkowski ka pas kritikuar ashpër kursin politik të kryeministrit aktual Wladimir Putin dhe ka pas përkrahur opozitën. Një proces për evazion fiskal dhe burgim në Siberi ishin pasojat e angazhimit të tij politik. Shteti kërkon të përdorë si shembull manjatin renegat të naftës, mendon avokati i Chodorkowskit, Wadim Kljuwgant. Edhe procesi i dytë nuk është duke u zhvilluar me ndershmëri. "Gjithshka është e fallsifikuar, gjithshka. Nga fillimi në fund. Nga fjala e parë deri tek e fundit. E thënë me gojë apo me shkrim. Gjithshka është fabrikuar me të njëjtin synim: shpagim".

Edhe në perëndim procesi kundër Chodorkowski-t dhe parnterit të tij në biznes Platon Lebedjew-it ndiqen me interes. Kështu ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle shprehu shqetësimin e tij në vizitën e fundit në Moskë më 1 nëntor për rrethanat e zhvillimit të procesit. Është në interes të Rusisë që ky shqetësim të merret seriozisht, i tha Westerwelle kolegut rus, Sergej Lawrow. Kurse ky përsëriti, se drejtësia ruse është e pavarur.

Demostratë në Moskë në përkrahje të Chodorkowski

Demostratë në Moskë në përkrahje të Chodorkowski

Vëzhgues të procesit mendojnë se qeveria ushtron presion mbi gjykatën. Gjykata ka mundësinë të vendosë e lirë, por gjykata duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi, mendon kryetari i Qendrës për të drejtat e njeriut, Memorial, Oleg Orlow: "Gjykatësi Danilkin ndodhet në një situatë të vështirë. Sepse unë nuk mund ta imagjinoj se si një jurit që ka respekt për veten e vet, të gjykojë për fajësi në kushte të tilla. Por në Rusinë e sotme është për fat të keq çdo gjë e mundur."

Më 27 tetor, mbrojtja duhet të bënte mbylljen. Chodorkowski mori fjalën i pari dhe foli tre orë me radhë. Në fund ai nuk i kërkoi mëshirë gjykatës, por i kërkoi që të kenë mendime të qarta kur të vendosin për gjykimin. Ai i kërkoi me ironi gjykatësqë të respektojë si duhet përpjekjet e dukshme të prokurorisë për të fabrikuar këtë rast.

Oleg Orlov, kryetari i Qendrës për të drejtat e njeriut, Memorial.

Oleg Orlov, kryetari i Qendrës për të drejtat e njeriut, Memorial.

Shancet për mosdhënie dënimi nuk janë të mira. Chodorkowski mund të dënohet me gjashtë vjet të tjera në një burg siberian. Ai do të lirohej kështu në vitin 2017.

Dhënia e dënimit pritet ditën e mërkurë. Michail Chodorkowski ka bërë të ditur se do të ngrejë akuzë në Gjykatën Evropianë në Straßburg në rastin e dënimit.

Autor: Jegor Winogradow/ Aida Cama

Redaktoi: Angelina Verbica

  • Data 15.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QXez
  • Data 15.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QXez