1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shtyhen zgjedhjet në Pakistan

Qazi Mohamad Faruk: Me një komision të ulur rrëzës së ndonjë peme është shumë e vështirë të zhvillosh zgjedhje.

default

Jo të gjithë të kënaqur me shtyrjen e zgjedhjeve në Pakistan

Pas ditësh të tëra pasigurie dhe debatesh të ndezura politike KQZ në Pakistan vendosi ta shtyjë për rreth gjashtë javë zhvillimin e zgjedhjeve në vend. Drejtuesi i KQZ në Paksitan, Qazi Mohamad Faruk, deklaroi se zgjedhjet parlamentare u shtynë për më datën 18 shkurt.
Fillimisht si datë e zgjedhjeve ishte shpallur 8 janari. Duke argumentuar këtë vendim ai tha se pas vrasjes së udhëheqëses së opozitës Benazir Bhutto në të katër provincat e vendit ishte shkaktuar një gjendje pasigurie dhe procesi elektoral kishte ngexur në vend, ishin shkatërruar qendra votime dhe listat e zgjedhësve. Për këtë shkak sipas tij edhe shumë kryetarë të parlamenteve të provincave të vendit dhe përfaqësues të partive pakistaneze kishin kërkuar që zgjedhjet të shtyheshin.
"Unë besoj se të gjitha partitë do të jetë të lumtura për këtë vendim. Disa prej tyre e injorojnë realitetin në bazë, por shumë prej qendrave të votimeve janë djegur dhe me një komision të ulur rrëzës së ndonjë peme është shumë e vështirë të zhvillosh zgjedhje. Unë mendoj se ky është një vendim i mirë për të gjitha partitë dhe të gjitha do ta mbështesin atë."
Përfaqësuesit e Partisë Popullore të Pakistanit e quajtën shtyrjen e datës së zgjedhjeve si një mundësi që po e përdor qeveria për të fituar kohë. Sipas tyre aleatët e Musharrafit mund të farkëtojnë gjatë kësaj kohe në qetësi plane për t'i falsifikuar zgjedhjet në favor të tyre.
Partia e Musharrafit i hodhi poshtë këto akuza. Vetë Musharrafi deklaroi se është pro këtij vendimi, sepse “janë shkatërruar qendrat e votimit, dhe veç tyre edhe stacione trenash apo sisteme transporti dhe logjistike. Rendi dhe drejtësia janë dëmtuar dhe për këtë shtyrja e zgjedhjeve u bë e domosdoshme. Vendimi i komisionit ishte krejtësisht i drejtë dhe i domosdoshëm për të organizuar zgjdhje transparente, të lira, të drejta dhe paqësore."
Musharrafi deklaroi po ashtu se për sqarimin e rrethanave të vdekjes së Benazir Butos do të angazhojë hetuesit e Scotland Yard-it britanik.
  • Data 02.01.2008
  • Autor RS/CNN
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CjXA
  • Data 02.01.2008
  • Autor RS/CNN
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CjXA