1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shtrirja e EULEX-it në vendbanimet serbe

Organizata e Kombeve të Bashkuara serish po tenton, që të bindë Beogradin që ta pranojë shtrirjen e misionit të ri të BE-së EULEX në zonat e banuara me serbë.

default

Ndërtesa e qeverisë në Kosovë

UNMIK-u ka nisur një cikël të ri bisedimesh me autoritetet e Beogradit në përpjekje për të bindur autoritetet e atjeshme, që misioni ri i BE-së EULEX të shtrihet edhe në vendbanmet serbe. Zyrtarë të EULEX-it nga ana e tyre thonë se ky mision nuk është i përfshirë në bisedime me Beogradin, mirëpo me kujdes po përgatitet që ta shtrijë misionin në vendbanimet serbe. Edhe qeveria e Kosovës thotë se për shtrirjen e misionit EULEX në vendbanimet serbe nuk duhet kërkuar miratimi i Beogradit.

Organizata e Kombeve të Bashkuara serish po tenton, që të bindë Beogradin që ta pranojë shtrirjen e misionit të ri të BE-së EULEX në zonat e banuara me serbë. Për këtë çështje në Prishtinë ka arritur Andrew Ladly, një zyrtar i lartë nga OKB-ja për të zhvilluar biseda me autoritetet e Beogradit. Janë edhe çështja e doganave veriore të Kosovës me Serbinë, të cilat janë jashtë funksionit që nga shpallja e pavarësisë dhe çështja e kthimit të pjesëtarëve serbë në policinë e Kosovës, dy pikat kryesore për të cilat UNMIK-u është i interesuar që të gjejë një zgjidhje para se misioni i BE-së EULEX të marrë kompetenca mbi këto çështje dhe të jetë funksional në fillim të dhjetorit. Zyrtarë të misionit të BE-së thonë se ky mision nuk dëshiron, që të përfshihen në bisedime me Beogradin për këto çështje. Një zëdhënëse e EULEX-it Kristina Herodes thotë se ky misioni po përgatitet me kujdes, që të vendoset edhe në zonat e banuara me serbë. As qeveria e Kosovës nuk pranon që të futet në bisedime me autoritet e Beogradit, që ka të bëjë me shtrirjen e misionit EULEX në vendbanimet serbe, sepse këtë çështje qeveria nuk e cilëson si një punë, që duhet të ketë edhe miratimin e Beogradit. Hajredin Kuci, zëvëndëskryeministër thotë se qeveria do të bashkëpunojë me të gjitha mekanizmat ndërkombëtar në Kosovë, mirëpo nuk do të bisedojë me autoritetet e Beogradit për shtrirjen e misionit EULEX ne Kosovë, sepse këtë çështje ajo e cilëson si politikë të brendshme të shtetit të Kosovës dhe që nuk ka nevojë për miratimin e Beogradit. Sidoqoftë, administrata e Kombeve të Bashkuara është në përfundim të procesit të rikonfigurimit duke bartur gradualisht shumë kompetenca tek institucionet e Kosovës dhe tek misioni i BE-së EULEX. UNMIK-u tashmë ka zvogëluar më shumë se gjysmën e stafit, mirëpo akoma është funksional sidomos në zonat e banuara me serbë. Serbët vazhdojnë ta kundërshtojnë vendosjen e misionit EULEX, ndërsa pranojnë bashkëpunim vetëm me misionin e UNMIK-ut. Analistët kanë tërhequr vërejtjen se përzierja e pushteteve në Kosovë dhe ndarja e misioneve në vendbanimet shqiptare dhe serbe vetëm sa do ta thellojë hendekun ndëretnik, gjë që sipas tyre bie në kundërshtim edhe me pakon e Marti Ahtisarit, e cila Kosovën e parasheh një shoqëri shumëetnike.

►◄




  • Data 21.10.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fe5U
  • Data 21.10.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fe5U