1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shtresa e naftës ka arritur bregdetin e Luizianës - Obama flet për katastrofë natyrore

Jugun e SHBA-së e kërcënon katastrofa më e madhe ekologjike që prej disa dhjetëvjeçarësh. Shtresa e naftës në Gjirin e Meksikës ka arritur bregdetin e Luizianës

Shtresa e naftës arrin bregdetin e Luizianës

Shtresa e naftës arrin bregdetin e Luizianës

Katastrofa e përhapjes së naftës në gjirin e Meksikës është me rëndësi kombëtare, thotë ministrja për Mbrojtjen e Mjedisit Janet Napolitano. Ndërkaq zëdhënësi i presidentit Barak Obama thekson, se Presidenti ka shprehur edhe një herë shqetësim për këtë incident.

Në fakt ka mjaft shkak për t'u shqetësuar. Afro 800.000 litra naftë derdhen çdo ditë në Gjirin e Meksikës, pesë herë më shumë nga ç'supozohej deri tani. Dhe nëqoftëse nuk bie presioni i naftës, sasia e saj nuk do të ndryshojë as në javët, që vijnë. Askush nuk ka momentalisht mjetet teknike, për të mbyllur shpejt një shpim me thellësi 1.500 metra brenda në det. As shoqëria e nxjerrjes së naftës BP, që ka bërë shpimet, as presidenti amerikan. Por së paku në luftën kundër simptomave po arrihen përparime, thotë ministrja për Mbrojtjen e Mjedisit Janet Napolitano:

Ministrja për Mbrojtjen e Mjedisit, Janet Napolitano

Ministrja për Mbrojtjen e Mjedisit, Janet Napolitano

"Në det janë lëshur disa barriera, për të mbrojtur brigjet nga nafta."

Ministrja për Mbrojtjen e Mjedisit mundohet t'u japë guxim amerikanëve.

"Janë thithur afro 2,4 milionë litër ujë deti me përmbajtje nafte. Në veprim janë 1.100 ndihmës si dhe 50 anije dhe avionë specialë."

Ata spërkasin shtresën e naftës me lëndë kimike me shpresë, që të neutralizojnë efektet e dëmshme të saj. Megjithatë shtresa e naftës vazhdon të shtrihet. Bazat e marinës amerikane në Mississippi por shndërrohen në qendra të luftimit të katastrofës. Që andej lëshohen në det sisteme thithëse dhe barriera lundruese.

Guvernatori i Luisiana, Bobby Jindal, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme:

"Një gjë të tillë nuk e kemi përjetuar deri tani.“

Në foto presidenti amerikan, Barack Obama

Në foto presidenti amerikan, Barack Obama

Dhe Presidenti thekson edhe një herë për siguri që shoqëria e nxjerrjes së naftës BP, duhet të përgjigjet për të gjitha shpenzimet. Që vitin e kaluar koncerni kundërshtoi në SHBA ashpërsimin e kritereve të sigurisë. Sipas informacioneve të stacionit televiziv ABC në platformën "Deepwater Horizon" mungonte një buton emergjence.

"Deepwater Horizon nuk ishte i pajisur me një sistemi kontrolli të telekomanduar, me ndihmën e të cilit do të ishte mbyllur kanali i shpimit."

Ky sistem emergjent i telekomanduar është sot i pranishëm në shumë platforma. Por jo në SHBA, sepse këtu thjesht nuk përcaktohet me rregullore.

Autor: Ralph Sina / Angjelina Verbica

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 30.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NBAv
  • Data 30.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NBAv