1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shtohet rreziku nga ekstremizmi në Gjermani

Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetuese ka paralajmëruar për mundësinë e përhapjes së terrorizmit të djathtë në Gjermani, si pasojë e vrasjeve të celulës neonaziste NSU.

Zyra federale e kriminalistikës në ndjekje të ekstremistëve të djathtë

Zyra federale e kriminalistikës në ndjekje të ekstremistëve të djathtë

Në raportin për mbrojtjen kushtetuese për vitin 2011, thuhet se duhet ndërmarrë edhe masa të tjera për parandalimin e armiqësisë së ekstremizmit të djathtë ndaj të huajve. Kjo sepse ekziston mundësia që qarqet ekstremiste të djatha të imitojnë veprat e celulës NSU, e cila në disa vitet e fundit ka vrarë pa u zbuluar 10 persona - nëntë migrantë dhe një police.
Gjatë viteve të kaluara ka pasur lëshime të mëdha edhe sa i përket punës së shërbimeve të sigurisë, të cilat ndonëse kanë qenë të informuara, nuk kanë ndërmarrë masat e duhura që për të parandoluar këto vrasje. Për shkak të lëshimeve, kohët e fundit ka pasur edhe disa dorëheqje tek autoritetet e Mbrojtjes Kushtetuese. Këtë të mërkurë qeveria federale në Berlin ka emëruar një president të ri të Zyrës për Mbrojtje Kushtetuese. Ai është Hans - Georg Maaßen, i cili është propozuar për këtë post nga ministri i Brendshëm Hans - Peter Friedrich. Masßen është i njohur si ekspert për organizatat terroriste.

Në raportin për vitin 2011 thuhet se ekstremistëve të djathtë i janë bashkangjitur gjatë këtij viti edhe 400 persona të tjerë. Numri i tyre tani është rritur në 9.800 persona. Ndërkohë që është shtuar në nivelin rekord edhe numri i demonstratave të ekstremistëve të djathtë. Gjatë vitit të kaluar janë mbajtur 260 tubime. Gazeta "Bild" njofton se gjatë vitit të kaluar është rritur për më shumë se 20 % edhe niveli i dhunës në krahun e majtë radikal. Gjatë vitit 2011 ekstremistët majtistë kanë kryer 1.157 sulme. Në veçanti janë shtuar sulmet e tyre ndaj policisë.