1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shtohet numri i viktimave nga sulmet ndaj të huajve në Afrikën e Jugut

Edhe në natën duke u gdhirë dita e premte ka patur sërish sulme ndaj emigrantëve nga vendet e tjera afrikane. Ndërkohë numri i të vrarëve ka arritur mbi 40.

Një grua me një fëmi në kurriz merr arratinë nga përndjekjet në Afrikën e Jugut

Një grua me një fëmi në kurriz merr arratinë nga përndjekjet në Afrikën e Jugut

Urdhëri për ndërhyrje është dhënë, ushtria po mobilizohet - pas zvarritjes së gjatë dhe kritikave të shpeshta, presidenti Thabo Mbeki iu nënshtrua presionit. Rezervat e policisë janë shterur. Ajo do të mbështetet nga ushtria me personel, logjistikë dhe mjete speciale. Një zëdhënës i opozitës tha se 'ky hap pritej e nuk vinte'. Mbeki e kuptoi më në fund se Afrika e Jugut ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme po bisedohet siç duket tani edhe në qarqe qeveritare. Por kryeministri i provincës së goditur Gauteng, Sam Shilova shprehet kundër:

"Ne duhet të ndërhyjmë me tërë fuqinë. Por shfuqizimi i pjesëve të kushtetutës përmes gjendjes së jashtëzakonshme do të na fuste në telashe".

Edhe ministri i finanacave me emër të mirë si tek të bardhët ashtu dhe tek njerëzit me ngjyrë, Trevor Manuel, është kundër recetave të njëanshme - vetëm pushteti nuk mund ta zgjidhë këtë problem.

"Vendimtare është se çfarë rezultati do të kemi në fund dhe jo mjetet që do të përdoren. Ushtria nuk mund të jetë zgjidhje, ne duhet të gjejmë një gjuhë të pëbashkët me të goditurit. Ne duhet të përmirësojmë jetën e tyre të përditshme, t'i afrojmë, t'iu japim një shans. Shumë të rinj e ndjejnë veten të lënë pas dore dhe të përjashtuar".

Tashmë është krijuar urrejtja ndaj 5,6 apo 7 milionë 'Kverekvereve', siç quhen të huajt në Afrikën e Jugut. Qeveria Mbeki dhe ministri i tij i financave i lavdëruar ndërkombëtarisht nuk kanë arritur ende të gjejnë recetën e duhur kundër varfërisë masive dhe paperspektivës që ka kapluar vendin. Dhe të pakënaqurit pastaj shfryjnë tërë mllefin ndaj të huajëve:

"Ne jetojmë si mysafirë në vendin tonë. Të huajtë kanë shtëpitë qeveritare të cilat nuk i keni ju, punën, postet drejtuese dhe për shkak se qeveria nuk vepron, veprojnë ata".

Një tjetër thërret: "Ne do të vrasim"

Ndërkohë numri i të vrarëve ka kaluar mbi 40. Policia flet për 16 000 të dëbuar. Disa mijëra të dëbuar duhet të kalojnë natën në kampe fushore në temperatura prej 4,5 grad Celsius.

"Ata na i morrën krejt çka kishim, të gjitha të hollat. Këta njerëz mund të jetojnë vetëm duke u marrë të tjerëve pasurinë. Ne e duam punën dhe planifikonim që me paratë e kursyera të ndërtojmë një të ardhme më të mirë në vendin tonë", sqaron një i dëbuar nga Zimbabvea.

Ndërkohë që në Johanesburg dy netët e fundit gjendja paraqitej më e qetë, për sulme të reja është njoftuar nga qyteti bregdetar, Durban. Sipas informacioneve që vijnë nga Durbani, sulmet po nxiten nga Partia Zulu Inkatha, e cila dëshiron të rrisë ndikimin e saj në rrafsh kombëtar.

  • Data 23.05.2008
  • Autor Klaus Shteker / Johannesburg
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E4nF
  • Data 23.05.2008
  • Autor Klaus Shteker / Johannesburg
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E4nF