1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shtohen pikat e kalimit Shqipëri - Greqi

Shqipëria do të çelë 17 pikëkalime kufitare me Greqinë. Me një investim prej 1.1 milionë eurosh do të ndërtohet një rrugë prej 3.7 km në pikëkalimin më të ri kufitar me Greqinë, atë të Sopikut në Gjirokastër

Shtimi pikëkalimeve kufitare me Greqinë synon të përmirësojë si infrastrukturën rrugore ashtu dhe nivelin e shkëmbimeve dhe të qarkullimit të qytetarëve në të dy anët e kufirit. Lehtësimi procedurave për kategori të ndryshme të shoqërisë shqiptare që ka nisur me vitin 2008 midis Shqipërisë dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian, do të shoqërohet edhe me rritjen e numrit të pikëkalimeve kufitare me vendet fqinje. Në jug të Shqipërisë, në tre prefekturat jugore me shtetin fqinj Greqinë do të çelen gjithësejt 17 pikëkalime kufitare.

Prefekti rretheve jugore Spiro Ksera, deklaron se qeveria shqiptare në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së asocim - stabilizimit me Bashkimin Europian si dhe të hapave të shpejtë për integrimin dhe përmirësimin e lëvizjes e qarkullimit të shpejtë të njerëzve, mallrave e kulturave ka marrë masa për të realizuar këtë detyrim. Aktualisht janë çelur e funksionojnë pikëkalimet kufitare të Kapshticës në juglindje të vendit, e Tre urave në Përmet, e Kakavijës Gjirokastër, e Qafëbotës në Sarandë, si dhe zyrtarisht ajo e Sopikut në Gjirokastër, por që ende për shkak të infrastrukturës nuk ka nisur nga funksionimi i plotë. Ndërtimi rrugës automobilistike është tani një projekt i financuar prej Bashkimit Europian, që ka nisur të realizohet.

  • Data 07.01.2008
  • Autor Odise Kote / Gjirokastër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ClJq
  • Data 07.01.2008
  • Autor Odise Kote / Gjirokastër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ClJq