1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shtohen luftimet në rrugët e Egjiptit

Islamistët kanë zgjeruar protestat e tyre kundër shkarkimit të Mursi-së. Një prej protestave të tyre në Kajro u zhvillua në mënyrë provokative në afërsi të Sheshit Tahrir. Tani sjellja e ushtrisë ngre pyetje të tjera.

Ata kontrollojnë letërnjoftimet dhe pastaj ngjarja zhvillohet shumë shpejt: Rojet në pikën e kontrollit u vërsulën kundör dy të rinjve, një burrë i veshur me një jelek të zi antiplumb i jep njërit prej tyre një shkelm të fortë. Pastaj dy të rinjtë merren dhe futen brenda. Të dy të rinjtö janë rrugaçë të punësuar nga Ministria e Brendshme, thotë burri i veshur me jelek antiplumb, ata i kanë njohur nga një numër në kartën e identitetit. Ai është përgjegjës për sigurinë e hyrjeve në hapësirat e protestës së islamistëve në afërsi të Universitetit të Kajros, e cila është siguruar me barrikada të ngritura me stolet e parqeve, pjesë të rrethojës metalike dhe gjësende të tjera.

Situata është shumë e tensionuar. Megjithatë masat e sigurisë nuk janë të pabaza, thotë njëri prej rojeve. Pas fjalimit të dytë nga ana e ish-Presidentit Mursi ka pasur një sulm të policisë mbii protestuesit, të cilin ai e kishte parë me sytë e tij: "Dy makina të policisë u nisën në drejtimin tonë dhe na qëlluan me gaz lotsjellës. Menjëherë pas kësaj kriminelë të rekrutuar kanë filluar të hapin zjarr me municion luftarak. Si pasojë jetën humbën 18 njerëz."

Badia: Mursi është ende president

Barrikada në hyrje të Sheshit të Protestës së islamistëve

Barrikada në hyrje të Sheshit të Protestës së islamistëve

Urrejtja ndaj kundërshtarëve të ish presidentit Mursi, të cilët janë përgjegjës për përmbysjen e presidentit të tyre, është e thellë. Por demonstrata e islamistëve të premten (05.07.2013) pranë Universitetit të Kairos është relativisht e vogël. Janë mbledhur më pak se 10.000 njerëz dhe sheshi i protestës është shumë i madh dhe nuk ka shpresë se do të mbushet me njerëz. Një folës në tribunë paralajmëron ardhjen e njerëzve në grupe, por numri i demonstruesve mbetet megjithatë i ulët.

Diku gjetkë, pasdite vonë ndodh befasia e madhe. Kreu i i Vëllazërisë Myslimane, Mohammed Badia, i bashkohet masës së protestueve në Nasser City, në periferi të Kajros dhe merr fjalën në tribunën e demonstratës të atjeshme pro-Mursi. Shumë media më parë kishin raportuar për arrestimin e tij. Badia theksoi se Mursi është ende president i tij dhe u bëri thirrje të gjithëve, që të qëndrojnë në mënyrë paqësore në rrugë dhe "të mbrojnë çdo shesh."

Përleshje në afërsi të Sheshit Tahrir

Fjalimi i tij u transmetua nga stacioni televiziv Al-Jazeera.Televizioni shtetëror egjiptian tregoi vetëm pamje pa zë. Ashtu si Badia askush prej Vëllazërisë Myslimane nuk e pranon shkarkimin e Mursi-së. Ai nuk duhet të rrëzohet nga pushteti, vetëm për shkak se shumë egjiptianë demonstruan kundër tij, argumentojnë ata. "Demonstratat janë në rregull", thotë njëri prej tyre. "Por ekzistojnë zgjedhjet. Njerëzit dalin në zgjedhje dhe në këtë mënyrë shprehin mendimin e tyre. Dhe në qoftë se dikush fiton 50 për qind plus një votë, ai ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë."

Njësi ushtarake dhe policore në afërsi të Sheshit Tahrir

Njësi ushtarake dhe policore në afërsi të Sheshit Tahrir

Vëllazëria Myslimane ndërkohë ka zgjeruar në masë të madhe protestat e saj. Mbi një mijë ithtarë të Mursi-së marshuan pas fjalimit të liderit të Vëllazërisë Myslimane në mbrëmje nga Universiteti i Kajros, që ndodhet në perëndim të Nilit, përmes një ure mbi Nil në pjesën lindore të qytetit. Kështu ata marshuan pothuajse shumë afër Sheshit Tahrir, të pushtuar nga kundërshtarët e Mursi-së. Se një gjë e tillë mund të shkaktonte përleshje në rrugë, ishte e parashikueshme. Ky ishte një provokim i hapur i Vëllazërisë Myslimane. Në fund televizioni shtetëror raportoi për një burrë të vrarë dhe 66 të plagosur.

Ndërhyrje me vonesë e ushtrisë

Sjellja e ushtrisë, megjithatë ishte e çuditshme. Ajo kishte tërë kohën nën mbikqyrje lëvizjen e islamistëve, për shkak se vazhdimisht një helikopter ka fluturuar mbi masën e njerëzve. Megjithatë ushtria nuk intervenoi për të mbyllur urën e Nilit, ku do të kalonin protestuesit. Për dallim ajo më parë kishte bllokuar me tanke për protesuesit pro-Mursi një urë tjetër, që çon në Sheshin Tahrir.

Po ashtu policia dhe ushtria kanë intervenuar shumë vonë, edhe pse trupat ishin në zonën, ku po zhvilloheshin përleshjet. Në fund ushtria është pritur me brohoritje nga protestuesit anti-Mursi. Kështu ka indikacione, se ushtria nuk i ka evituar qëllimisht përleshjet vetëm për të dëmtuar imazhin e Vëllazërisë Myslimane dhe pör ta nxjerrë veten në skenë si një shpëtimtar.