1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Shtetet e Bashkuara të Evropës" - kanë vdekur, apo janë më të gjalla se kurrë?

Joshka Fisher dhe filozofi francez Jean-Marc Ferry diskutojnë në parlamentin Evropian për temën "Shtetet e Bashkuara të Evropës - Drejt një shoqërie transnacionale"

default

Fisher për forcimin e Evropës

Ideja e një shteti federal evropian ka vdekur, apo është më e aktuale se kurrë? Shumë vërejnë në moment riforcimin e parimit nacional, pikërisht tani në krizën e euros. Të tjerë shohin pikërisht krizën si shkak për një hap të ri të madh të domosdoshëm integracioni. Filozofi francez Jean-Marc Ferry mendon se bazat e vjetra nuk vlejnë më.

Pika e kthesës rënia e murit

Deutschland 60 Jahre Kapitel 4 1979 – 1989 Helmut Kohl und Francois Mitterand

Kancelari gjerman Helmut Kohl dhe presidenti francez Francois Mitterand përkujtojnë me 22.9.1984 të rënët në luftën e dytë botërore

„Legjitimimi më i madh për projektin evropian pas luftës ishte paqja - nuk do të ketë më luftë civile evropiane! Ky legjitimim, po them fare brutalisht, është rrëzuar me murin e Berlinit.“

Njëri nga projektet më të rëndësishme është globalizimi. Por nga shumëkush ai shihet me shqetësim si rrezik për minimin e shteteve. Ferry rekomandon si legjtimim të ri “rizaptimin politik të ekonomisë".

Për Joshka Fischerin kjo është shumë tradicionale dhe e menduar në shtete. Ish ministri i Jashtëm gjerman kritikon Evropën për verbëri ndaj realitetit. „Mua më duket zbavitëse, se si evropianët vazhdojnë të shqetësohen për transferimin e sovranitetit duke harruar se ne çdo ditë transferojmë sovranitet dhe e humbasim. Vetëm se nuk e transferojmë në Bruksel, por diku krejt tjetër."

Ungji nga Azia zevëndësoi atë të Amerikës

Spanien China Li Keqiang bei Jose Luis Rodriguez Zapatero in Madrid

Kryeministri spanjoll Zapatero me zëvendëskryeministrin kinez Li Keqiang në Madrid

Se ku, do ta kishin dëshmuar vizitat në kryeqytete të ndryshme të Evropës para Krishtilindjeve.

„Nuk ishte njoftuar më vizita në Evropë e ungjit nga Amerika, por një tjetër ungj i mirë u premtoi ndihmë shteteve të periferisë jugore, ungji i mirë nga Azia Lindore."

Fjala ishte për oferta japoneze dhe kineze për të ndihmuar shtetet evropiane të zhytura në borxhe. Teza e Fisherit është se Europa duhet të reagojë me më shumë integracion ndaj spostimit të pushtetit në drejtim të Azisë. Përndryshe do ta humbasë ndikimin e saj në politik botëror. Edhe krizën e euros do ta përballojë vetëm si union ekonomik. Por ku do të jetë fundi i evropianizimit në shtetin federal evropian? Fischer nuk i sheh në rrezik indentitetet e ndryshme.

„Ne nuk do të bëhemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.. Por ne do të shkërmoqemi, nëqoftëse mbetemi federatë.“

Si arrihen njerëzit?

Fischer u bën thirrje politikanëve përgjegjës, që ta bëjnë këtë ide temë të popullatës, që shkakton edhe emocione. Ai vetë është autokritik “se dimensioni emocional“ ka munguar në kohën, kur ai ka qenë aktiv në politikë. Meqenëse politika evropiane është zhvilluar për një kohë shumë të gjatë nga lart, mbetet e huaj për aq shumë njerëz.

Politikani i CSU në parlamentin evropian Manfred Weber është gjithashtu i këtij mendimi. „Besoj se për qytetarët është më pak i rëndësishëm debati teorik për strukturat shtetërore, por ne duhet të zhvillojmë një debat mbi sfidat. Në qoftë se ne sot në sektorin e biznesit përpiqemi të fusim standarte për ekonominë tonë, standarte për konsumatorin, atëherë secili e di se kjo vlen për mbarë Evropën. Dhe atëherë jemi në gjendje të mobilizojmë edhe njerëzit. "

Se ku do të përfundojë bashkimi i Evropës, kësaj pyetjeje deputeti nuk do t'i japë përgjigje. Por edhe Fisher i shmanget fundja kësaj pyetjeje. Por të dy janë të bindur, se në të ardhmen duhet të ketë shumë më tepër Evropë, se sa ka sot.

Autor: Christoph Hasselbach/Angjelina Verbica

Redaktoi:Aida Cama

  • Data 14.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zxJY
  • Data 14.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zxJY