1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shtetet e Bashkuara ndodhen para sfidave të mëdha

SHBA luftojnë me krizën aktuale financiare, shifrat e papunësisë janë shtuar, shenjat për një recesion po shtohen. A është ky fundi i pozicionit hegjemonial të SHBA-ve?

default

SHBA-ve u duhet të luftojnë tani me shumë probleme ekonomike dhe politike. Kthimi i emrit të mirë, duhet të jetë problemi më i lehtë këtu. Të dy kandidatët për presidentë kanë bërë të ditur se do të largohen nga unilateralizmi i epokës Bush. Kur presidenti i ri t'i dërgojë ministrat dhe ambasadorët e tij menjëherë pas marrjes së postit me një mision përkatës në kryeqytetet e botës, qeveritë e tyre nuk do të rezultojnë më pas hakmarrëse. Sepse për të përballuar krizat e shumëllojshme dhe ndërkombëtare, ato kanë nevojë jo vetëm për bashkëpunimin me SHBA, por edhe për udhëheqjen e tyre.

Christina Bergmann

Opinionistja Christina Bergmann

Përballimi i krizës së pasurive të patundshme dhe i bankave është sfida më e madhe. Këtu duhet të dalë në pah, nëse masat e marra nga qeveria amerikane do të rezultojnë efektive. Këtu do të kërkohet durim, situata ekonomike nuk do të përmirësohet nga njëra ditë në tjetrën. Rrëzimet e kurseve në bursë dhe tregu i përtharë i kredive rëndohen më tepër nga mungesa e besimit. Një qeveri e re, e cila u heq frikën konsumatorëve dhe që u jep bankave sigurinë, mund të funksionojë vetëm në këtë mënyrë si stabilizuese e sistemit. Por e nevojshme është që të koordinohen në mënyrë ndërkombëtare tregjet e përbotshme financiare. Takimi i nivelit të lartë i planifikuar në Uashington është hapi i parë në drejtimin e duhur i qeverisë së SHBA.

Tregu i SHBA luan edhe më tej një rol vendimtar për ekonominë botërore, e cila nuk mund të bëjë dot pa tregun më të madh të konsumatorëve në botë. Kjo del në pah edhe në faktin, që ekonomia në Azi rezultoi e varur nga tregu i SHBA. Por sfidën më të madhe për SHBA, në plan afatgjatë e paraqesin probleme të tjera, sepse ato kanë pasoja më të rënda për ekonominë e SHBA. Këtu bëjnë pjesë një shërbim shëndetësor shumë i shtrenjtë dhe joefikas, një sistem shkollimi, i cili është bërë i pafinancueshëm për shumë, një infrastrukturë që lëngon dhe një përdorim edhe më tej shpërdorues i energjisë.

Njësoj si luftërat në Irak dhe në Afganistan ato do të kërkojnë mbulimin me burime financiare, të cilat janë të nevojshme për garantimin e aftësisë së ardhshme për konkurencë të SHBA. Nëse SHBA duan ta ruajnë pozicionin e tyre të supremacisë, ato duhet të rivendosin jo vetëm reputacionin dhe të vënë nën kontroll krizën financiare, por njëkohësisht ato duhet të merren me problemet e tyre të shumta të brendshme. Një detyrë jo e lehtë, por jo e pazgjidhshme.


  • Data 28.10.2008
  • Autor Christina Bergmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fifu
  • Data 28.10.2008
  • Autor Christina Bergmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fifu