1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtet i së drejtës dhe në Guantanamo

Daniel Scheschkewitz 3 Maj 2012

Këtë të shtunë (05.05.2012) merr fund pritja e gjatë e të mbijetuarve të sulmeve terroriste të 11 shtatorit dhe të afërmve të viktimave. Në Guantanamo fillon procesi ndaj pesë të dyshuarve për terrorizëm

https://p.dw.com/p/14odU
A flag waves behind the barbed and razor-wire at the detention compound on Guantanamo Bay U.S. Naval Base in Cuba, Wednesday, Oct. 10, 2007. The U.S. military is reviewing its decision to classify hundreds of Guantanamo Bay inmates as "enemy combatants," a step that could lead to new hearings for men who have spent years behind bars in indefinite detention. (AP Photo/Brennan Linsley)
Fotografi: AP

Në procesin kundër Khalid Sheikh Mohammed dhe katër të dyshuarve të tjerë për terrorizëm pas vitesh të tëra përgatitjesh ngrihet më në fund padia publike. Të gjithë të pandehurit i kërcënon dënimi me vdekje dhe opionioni publik amerikan nuk ka asnjë dyshim se drejtësia do të vendë këtë dënim. Shumë njerëz në mbarë botën duhet të kenë mendim të ngjashëm, fundja atentatet e Nju-Jorkut dhe Uashingtonit ishn të pashembullta në perfiditetin, monstruozitetin dhe shëmtinë e tyre. Por në këtë proces nuk është fjala vetëm për drejtësi për viktimat. Bëhet fjalë edhe për çështjen, nëse drejtësia në luftën kundër terrorizmit mund të vendoset me mjetet e shtetit ligjor. Gjykatësit ushtarakë duhet të tregojnë, se edhe në një proces të veçantë si ky, duhen sjellë prova për dënimin e keqbërësve të pranueshme nga shteti ligjor.

Guantánamo si hipotekë e rëndë

Vetë vendndodhja e procesit përbën një hipotekë të rëndë për qeverinë amerikane. Guantánamo nuk është vetëm simboli një gjyqësie të posaçme, të krijuar nga qeveria e Bushit pas 9/11. Kampi i të burgosurve, të paktën në vitet e para të ekzistencës së tij, ka qenë edhe vend i shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut. Duhet përmendur vetëm i ashtuquajturi waterboarding, një metodë torture, që të burgosurit i jep përshtypjen se po mbytet. Kur Khalid Sheikh Mohammed në vitin 2006 u zhvendos në burgun ushtarak në Kubë, ai kishte tre vjet që ndodhej në paraburgimin amerikan. Në burgjet sekrete speciale, ku ai ishte marrë në pyetje me përdorimin e metodave më të ashpra, duke përfshirë edhe waterboarding. Pranimi i fajit, që Khalid Sheikh Mohammed e bëri në fund të vitit 2008, duket në këtë kontekst krejtësisht pa vlerë, veçanërisht për faktin se ai u shoqërua me kërkesën e tij provokative, që të ekzekutohej si martir. Shumë deklarata të të akuzuarit kryesor janë dëshmuar si të pavërteta. Për këtë arsye procesi nuk ecte për vite me radhë.

Suksesi dhe dështimi i Obamës

Me plot të drejtë presidenti amerikan Barack Obama u përpoq ta zhvillonte procesin para një gjykate civile amerikane në Nju-Jork dhe t'i zhvendoste të burgosurit në kontinent në SHBA. Por kongresi amerikan e bllokoi. Dhe kryetari i bashkisë së Nju-Jorkut, Michael Bloomberg, refuzoi gjithashtu duke përmendur shpenzimet e larta për masat e posaçme të sigurisë, që do të kërkonte një procedurë e tillë.

Pra një proces në bazën ushtarake amerikane. Kështu Presidenti Obama i bëri vend instinktit të tij si politikan. Në një vit zgjedhor dhe më shumë se 10 vjet pas sulmeve, një proces me të meta atij i duket më i mirë se asgjë fare. Në qoftë se dënimi i pritur do të merret në kohë, mund t'i shtojë edhe një sukses tjetër bilancit të tij të suksesshëm në luftën kundër terrorit të Al-Kaidës. Fillimisht kapja dhe vrasja e Osama Bin Ladenit, pastaj dënimi i organizatorëve të 9/11. Shumë më tepër nuk mund të ofrojë një president amerikan në këtë fushë. 56 përqind e zgjedhësve amerikanë vlerësojnë se Obama ka bërë një politikë të suksesshme antiterrori. Në politikën ekonomike elektorati amerikan i jep atij nota shumë më të ulëta.

Kërkohen standarde më të rrepta

Edhe në qoftë se ekziston gatishmëria, për t'i pranuar rrethanat e një procesi të tillë: gjykatësit ushatarakë duhet të identifikojnë dëshmitë e të pandehurve të nxjerra nga torturat. Këtu bën pjesë edhe sqarimi i asaj, që ka ndodhur në burgjet e fshehta në vitet e Bushit. Dëshmitari kryesor i akuzës, i larguar nga Al-Kaida Majid Khan, duhet provuar, nëse ka kredibilitet të mjaftueshëm.

Në prag të procesit avokatët e të akuzuarve janë ankuar vetëm për kufizimin e rreptë të vizitave për mandantët e tyre. Ata nuk lejoheshin t'i sillnin me vete në burgun ushatarak as dokumentet për përgatitjen. Kjo është në kundërshtim me parimet e shtetit juridik. Një listë e gjatë me psikofarmaka, që i janë dhënë prej kohësh të akuzuarit kryesor, e bëjnë të dyshimtë aftësinë e tij për pjesëmarrje në proces. Juristët kanë frikë se rregullat e rrepta të konfidencialitetit, mund t'i hiqnin procesit një shkallë tö lartë transparence. Në qoftë se SHBA duan t'i harrojnë metodat speciale të marrjes në pyetje të viteve të Bushit, duhet që në këtë proces të aplikohen masa tejet të rrepta. Përndryshe pas dënimit do të mbetej një shije e pakëndëshme. Veçanërisht pasi europianët parimisht nuk mund të pajtohen me dënimin me vdekje.