1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Shtatë muaj para zgjedhjeve presidenciale në Francë një tjetër zhvendosje majtas

Në zgjedhjet për senatin partitë e majta opozitare shënuan një fitore historike. Ato fituan 177 nga 348 vendet dhe kësisoj prej më shumë se 50 vjetësh shumicën në dhomën e lartë.

A view of the French Senate, in Paris, Friday, Oct. 22, 2010. The French Senate prepared to vote on a pension reform, after the government short-circuited a protracted debate. The Senate is near certain to approve the measure, which raises the minimum retirement age from 60 to 62 later Friday, despite months of strikes and protests that reached a climax of radical action and scattered clashes this week. (AP Photo/Jacques Brinon)

Senati francez

Atmosferë festive te socialistët në Francë. Së bashku me aleancën e majtë ata kanë pushtuar senatin – për të parën herë prej më shumë se 50 vjetësh. Sepse që prej fillimit të republikës së pestë franceze dhoma e dytë e parlamentit ishte në dorën e kampit konservator. Aq më euforik ishte gëzimi i shefit të fraksionit të socialistëve në senat, Jean-Pierre Bel. „Këtë mbrëmje mund të themi me siguri, që partitë e majta kanë të paktën 175 senatorë dhe senatore. Kjo është shumica absolute. Misioni, që kemi tani para nesh, është shumë i madh, sepse ai qëndron në dhënien e një roli të ri dhe të një të përligjjeje të re senatit.“

Për kampin e majtë fitorja zgjedhore (shtatë muaj para zgjedhjeve presidenciale) ka fuqi simbolike të qartë. Socialistët dhe të gjelbrit  e vlerësojnë rezultatin si një mësim të mirë, që s'lë dyshime, për Sarkozy-në. Mirëpo, partia e tij, konservatorja UMP, lë të kuptohet mohim. Sekretari i saj i përgjithshëm tërheq vëmendjen nga e veçanta e zgjedhjeve për senatin. Këtë herë, thotë ai, nuk kanë votuar francezët, po rreth 72.000 delegatë zgjedhorë , kryesisht nga komunat. Dhe që prej zgjedhjeve të fundit këta janë në të shumtën e rasteve nga kampi i majtë, shton ai. „Marr dijeni për rezultatet. Sigurisht, ato janë një zhgënjim, por në të njëjtën kohë nuk janë surprizë e madhe. Nuk duhet të genjehesh prej tyre. Këtë e them veçanërisht në drejtim të socialistëve, të cilët ndofta po triumfojnë ca si herët.“

E gjithë çështja qëndron te zgjedhja e presidentit të senatit të shtunën që vjen (1.10.). Në dhomën e dytë ndarja midis kampeve të veçanta nuk është aq strikte. Shumë gjëra bëhen me negociata. Prandaj, votimi konsiderohet ende si i hapur. Kjo në një kohë që ai është me rëndësi të madhe.

Francois Hollande, candidate in the party's primary election to represent the socialist party for the 2012 presidential elections, gestures during a campaign rally in Trelaze, near Angers, western France, Wednesday, Sept. 21, 2011(AP Photo/David Vincent)

Francois Hollande

Sepse presidenti i senatit është zyrtarisht njeriu i dytë në shtet. Në prapaskenë po mprehen shpatat. „Mendoj se nuk duhen pritur surpriza“, thotë François Hollande, kandidat i mundshëm socialist për president. „Kur ka shumicë të majtë, do të ketë edhe president të majtë. Kjo do të ishte logjike, apo jo? Makinacionet dhe mjetet e presionit janë gjithnjë të mundshme; nuk e di se ç'kanë ndër mend konkurrentët, por mendoj se kjo s'do të ishte më e mira për imazhin e senatit.“... thotë ish-kryetari i Partisë Socialiste.

Në veprimtarinë e përditshme politike ndryshimi i shumicës në senat nuk do të ketë pasoja të mëdha. Dhoma e dytë mund të pengojë në fakt votimin e asamblesë kombëtare për projektligjet dhe t'i bllokojë projektligjet, por në fund nuk mund t'i shmangë. Fjalën e fundit e kanë gjithnjë deputetët.

Megjithatë, në rast ndryshimi të kushtetutës gjërat janë ndryshe. Prandaj, presidenti Sarkozy mund ta heqë tani shpresën te e ashtuquajtura „Règle d'Or“. Ai nuk gjen më dot shumicë për frenin e huave në kushtetutë. Socialistët gëzohen me ligësi. Më shumë se kurrë ata shpresojnë tani që ta rrëzojnë nga froni Sarkozy-në në 2012-ën.

Autor: Anne Christine Heckmann
Redaktor: Esat Ahmeti