1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Shtajnmajeri ndërmjetëson në konfliktin e Kaukazit

Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer ka mbërritur për një vizitë në Gjeorgji. Nga Gjeorgjia të premten ai udhëton për në Abkazi. Po të njëjtën ditë ai ka planifikuar që në Moskë të takohet me Lavrovin.

Ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer

Ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer

Gjendja në ish-republikën sovjetike të Gjeorgjisë është përkeqësuar shumë gjatë javëve të kaluara. Në rajonet seperatiste të Abakazisë dhe Osetisë Jugore, të mbështetura nga Moska u regjistruan përleshje luftarake dhe sulme me bomba.

Qysh të martën shefi i diplomacisë gjermane ka biseduar me telefon me homologun e tij rus, Sergej Lavrov për zhvillimet e fundit në këto rajone. Iniciativa rrodhi nga pala gjermane. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme gjermane njoftoi se synohet zgjidhja e konfliktit mes Gjeorgjisë dhe Abkazisë. Lavrov është shprehur në bisedën telefonike me Shtajnmajerin për heqjen dorë nga dhuna të të gjitha palëve të përfshira në konflikt.

Për vizitën e tij ministri i jashtëm gjerman ka planifikuar shumë takime: në mes tjerash janë paraparë bisedime me presidentin e Gjeorgjisë Michail Saakaschvilli, me përfaqësues të opozitës si dhe një takim me presidentin e Abkazisë, Bagapsh i cili ende nuk njihet ndërkombëtarisht. Në fund të vizitës së tij të shkurtër Shtajnmajeri takohet të premten në Moskë me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov.

Me këtë rast pritet që të bisedohet për planin trepikësh të përpiluar nga qeveria gjermane. Pika e parë parasheh ndërrarrjen e masave për rikthimin e besimit, pika e dytë kthimin e rreth 250 mijë të dëbuarëve gjeorgjianë në rajonin e Abkazisë. Berlini ka shprehur gatishmërinë që të mbështesë edhe financiarisht procesin e kthimit në këtë rajon. Tek pastaj do të definohej statusi politik i Abkazisë.

Si koordinator i të ashtuquajturit grupi i miqve të Kombeve të Bashkuara Gjermania përpiqet që përmes kësaj inciative të gjejë një zgjidhje për konfliktin në Kaukaz.

I ngarkuari i posaçëm i ministrisë së jashtme për Evropën Lindore, Hans Dieter Lukas në fillim të javës pat udhëtuar për në Sushumi për të prezantuar planin tre-pikësh të qeverisë gjermane. Presidenti i Abkazisë Sergej Bagapsh refuzoi propozimet gjermane. Në planet për ngritjen e një shteti të pavarur dhe demokratik nuk do të lejojmë përzierjen e askujt, ishte arsyetimi i Bagapshit.

Deri tani kanë dështuar të gjitha përpjekjet që palët e armiqësuara të ulen në një tryezë bisedimesh. Javët e kaluara si pasojë e sulmeve me bomba në Abkazi dhe përleshjeve të armatosura në Osetinë Jugore jetën kanë humbur disa njerëz.

Roli i Rusisë në këtë mes është i padiskutueshëm. Gjatë vizitës së saj në Tbilis para një jave, sekretarja amerikane e shtetit Kondoleza Rajs i bëri thirrje Rusisë që të jetë pjesë e zgjidhjes e jo pjesë e problemit. Po ashtu Rajsi theksoi se nuk guxon të cenohet integriteti territorial i Gjeorgjisë.

Moska, nga ana tjetër, ka kërcënuar që në rast të eskalimit të gjendjes, do të marshojë me trupat e saj në Gjeorgji. Sipas Moskës zyrtare bëhet fjalë për mbrojtjen e shtetasve rusë jashtë vendit. Kundër vullnetit të qeverisë gjeorgjiane, gjatë viteve të fundit, rreth 80 përqind e popullatës abkaze janë pajisur me pasaporta ruse.


Aktualisht në Gjerogji po zhvillohen manovra disa ditore ushtarake. Rreth 1.000 ushtarë amerikanë po marrin pjesë në ushtrimin gjeorgjian "Reagimi i shpejtë". Nga ana tjetër rreth 8.000 ushtarë rusë po përgatiten në Kaukazin veriror për një sulm të mundshëm në Gjeorgji.

  • Data 17.07.2008
  • Autor Shtefan Lak/ Moskë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EeCf
  • Data 17.07.2008
  • Autor Shtefan Lak/ Moskë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EeCf