1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shtajnmajeri në Moskë - „Nevojiten përparime në çarmatimin nuklear“

Ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer i bëri thirrje Rusisë që të bierë shpejt dakord me SHBA për hapa të tjerë çarmatimi, përsa u përket armëve atomike.

Shtajnmajeri në Moskë.

Shtajnmajeri në Moskë.

Pas një takimi me presidentin Medvedjev në afërsi të Moskës, Shtajnmajeri tha se pas ndërrimit të pushtetit në Shtëpinë e Bardhë nuk duhet hedhur dëm shansi për përparime në kontrollin e armatimeve. Shtajnmajeri dhe Medvedjevi diskutuan veç kësaj për gjendjen në Kaukaz dhe krizën ekonomike.

" Mot i bukur me diell në Moskë, por ne nuk u përqendruam në tema moti të bukur," tha Ministri i Jashtëm Gjerman, Frank Valter Shtajnmajer në Sheshin e Kuq pas takimit të tij me presidentin rus, Medvedjev. Ai tërhoqi vëmendjen në çështjen e diskutueshme të vëzhguesve ndërkombëtarë në rajonet separatiste të Gjeorgjisë, Osetisë Jugore dhe Abkazisë. Ai shpreson për një rënie dakord në KS të OKB-së, tha Shtajnmajeri. Megjithë ndryshimet në mendime, ai megjithatë është i bindur: "Rusia është dhe mbetet një fqinj i rëndësishëm për Gjermaninë dhe për të gjithë Bashkimin Evropian. Prandaj ne kemi nevojë për marrëdhënie funksionuese, po të duam të përparojmë edhe në pika kritike."

Shtajnmajeri takon presidentin Medvedjev, në afërsi të Moskës.

Shtajnmajeri takon presidentin Medvedjev, në afërsi të Moskës. Ata diskutuan për çarmatimin, gjendjen në Kaukaz dhe krizën ekonomike.

Për shembull në çështjen, si të veprohet me Iranin dhe Korenë e Veriut. Në këtë kuadër, Ministri i Jashtëm gjerman bëri të qartë sërish rëndësinë e çarmatimit midis SHBA dhe Rusisë. "Shpresoj shumë, që në negociatat, që do të kryhen tani, të arrihen me të vërtetë në plan afatshkurtër rezultate. Dy titujt, Iran dhe Koreja e Veriut e bëjnë të qartë, se në plan ndërkombëtar ne ndodhemi në presion. Ne kemi nevojë për përparime këtë vit përsa i përket çarmatimit bërthamor."

Çarmatimi qe edhe tema e Shtajnmajerit në fjalimin që mbajti në Akademinë e Shkencave të mërkurën në mëngjes (10.06). Ai e inkurajoi Rusinë që ta kapë dorën e zgjatur nga presidenti Obama. Ai që lëkundet ose taktizon, ai humbet ndoshta një rast unikal. Presidenti rus, Medvedjev theksoi përballë Shtajnmajerit rëndësinë e veçantë të marrëdhënieve gjermano- ruse, por gjithashtu vuri re në mënyrë kritike, se tregtia midis dy vendeve aktualisht është në rënie: "Ne duam t'i zhvillojmë më tej marrëdhëniet bilaterale. Marrëdhëniet tona janë marrëdhënie parteneriteti dhe shumë të mira. Por ne megjithatë duhet të përpiqemi, që ekonomitë tonë të bashkëpunojnë kaq mirë, si para krizës." Për ministrin e jashtëm Shtajnmajer në program ishte gjithashtu një bisedë me kolegun e tij rus, Lavrov, si dhe vënia e gurit të themelit në një klinikë kundër kancerit te fëmijët, së bashku me kryeministrin Putin. Klinika bashkëfinancohet nga donacione gjermane.

Shtajnmajeri në Shtëpinë e Shkenës në Moskë.

Shtajnmajeri në Shtëpinë e Shkenës në Moskë.

Frank Valter Shtajnmajeri vizitoi edhe gazetën kritike ndaj regjimit, "Nowaja Gaseta", për të cilën shkruante gazetarja që vranë, Ana Politkovskaja. Ai foli atje me kryeredaktorin Muratov dhe bashkëpronarin, Mihail Gorbaçov. Redaktorë të gazetës u gëzuan për vizitën nga Berlini. Kjo është një lloj mbrojtjeje prej mbylljes, tha njëri.

Por politika e brendshme gjermane e arriti Ministrin e Jashtëm edhe në Moskë. Jo vetëm Medvedjevi ishte i interesuar të mësonte më shumë gjëra nga dora e parë. Edhe një gazetare pyeti për kritikën e ashpër të Shtajnmajerit ndaj Ministrit të Ekonomisë nga radhët e CSU-së, Karl Theodor zu Guttenberg: "Synimi i përpjekjes sonë është që të sigurojmë vende pune dhe jo të bëjmë debate parimore për nevojën e falimenteve. Shpresoj që kjo të jetë edhe pikëpamja e Ministrit të Ekonomisë."

Autor : Ester Hartbrih / Auron Dodi

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 11.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I7Lg
  • Data 11.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I7Lg