1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shtajnmajer: Vendimi për misionin është marrë

Ambasadorët e BE-së kanë vendosur të premten në Bruksel të dërgojnë misionin e ardhshëm në Kosovë. Edhe ministri gjerman i punëve të jashtme, Shtajnmajer tha të premten në Berlin se misioni tashmë është miratuar.

default

Frank Valter Shtajnmajer

"Në Bashkimin Evropian kemi diskutuar gjatë për momentin e duhur për dërgimin e misionit të civil policor, dhe vendosëm që ta shkëpusim atë nga vendimet që mund të vijnë nga Kosova, përkatësisht nga zhvillimet atje," tha Shtajnmajer mbas një takimi me homologun e tij suedez Bildt. Sipas Shtajnmajerit tani vendimi është marrë dhe misioni mund të fillojë menjëherë nga puna, pavarësisht se kur do ta shpallë Kosova pavarësinë. "Në dhjetor e përgatitëm vendimin, ndërsa tani ai u morr", tha minsitri gjerman i punëve të jashtme.

As Shtajnmajer e as Bildt nuk pranuan të thonë se si do të reagojë Bashkimi Evropian ndaj pavarësisë së Kosovës. Bildt, i cili në vitet 90 të ka qenë i ngarkuar i lartë i Bashkësisë Ndërkombëtare Bosnjë tha se, më e rëndësishme është periudha mbas pavarësisë: "Unë jam më shumë i shqetësuar për të ardhmen social ekonmike të Kosovës. Ne nuk kemi qenë të aftë të krijonim një Kosovë të fortë ekonomikisht. Dhe në se kosovarët nuk do ta arrijnë këtë në të ardhmen, atëherë ata do të gjenden pas dy tri vjetësh përballë problemeve të mëdha."

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së kishin marrë vendim parimor në samitin e dhjetorit në Bruksel për të dërguar 1800 deri 2000 ekspertë që do të ndihmojnë në ndërtimin e shtetit ligjor. Për dërgimin faktik të misionit tani nevojitet vetëm një venidm formal, të cilin mund ta marrin edhe minsitrat e financave të BE-së, në mbledhjen e këshillit të tyre, më 12 shkurt. Sipas qarqeve diplomatike do të duhen disa javë për ta ngritur misionin.

Në një ekspertizë më të hershme të qeverisë gjermane thuhej se për dërgimin e misionit të BE-së do të ishte e dëshirueshme një ftesë nga autoritetet e Kosovës. Ministri suedez i punëve të jashtme, Karl Bildt, i tha Deutsche Welles në një intervistë ekskluzive, se "rezoluta 1244 shërben si bazë ligjore për prani ndërkombëtare, por ne do të duhet të bashkëpunojmë edhe me organet zyrtare të Kosovës."

  • Data 01.02.2008
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D1DG
  • Data 01.02.2008
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D1DG