1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Shtajnmajer në Izrael

Shtajnmajeri u takua me kryeministrin Ehud Olmert dhe homologen e tij, Zipi Livni. Krahas programit iranian, u diskutua mbi konferencën e ardhshme e Lindjes së Afërt midis Izraelit dhe palestinezëve.

Ministri i jashtëm gjerman Steinmeier mbërrin në Ramallah ku do të takohet me kryeministrin palestinez Salam Fayyad, 31 tetor 2007

Ministri i jashtëm gjerman Steinmeier mbërrin në Ramallah ku do të takohet me kryeministrin palestinez Salam Fayyad, 31 tetor 2007

Në përshëndetjen e Shtajnmajerit me mikpritësit e tij, fotografët u lejuan të qëndrojnë, pastaj dyert u mbyllën pas ministrit të jashtëm gjerman dhe kryeministrit izraelit. Një temë e rëndësishme e kësaj bisede si dhe bisedës në vazhdim me ministren e jashtme të Izraelit Cipi Livni: Izraeli dëshiron të ketë mbështetjen e Gjermanisë për sanksione më të ashpra kundër Teheranit. U fol edhe për marrëdhëniet ekonomike të Gjermanisë me Iranin.

Steinmeier në Kairo me kolegun egjiptian Ahmed Abul-Gheit 30 tetor 2007.

Steinmeier në Kairo me kolegun egjiptian Ahmed Abul-Gheit 30 tetor 2007.

Ai iu lut Ehud Olmertit, që të mos përqëndrohet kaq shumë në sipërfaqe, tha pas bisedës Frank Valter Shtajnmajeri: "Nëse ka gjë që unë dhe ne mund ta quajmë punën tonë, atëherë ndoshta pikërisht kjo, që ne kemi qenë ata, të cilët kemi punuar që në fillim me këmbënguljen më të madhe kundër këtij programi atomik në Iran, që herë pas here ne kemi paraqitur propozime dhe kemi bërë përpjekje, për të ndryshuar qëndrimin iranian."

Në qendër të bisedimeve të ministrit të jashtëm gjerman me Olmertin dhe Livnin ishte përgatitjet për takimin e ardhshëm të planifikuar të nivelit të lartë në SHBA. Shtajnmajeri do të krijojë në udhëtimin e tij në rajon një përfytyrim për shanset e suksesit të një konference të tillë.

Kryeministri izraelit Ehud Olmert me presidentin palestinez Mahmoud Abbas 10 shtator, 2007.

Kryeministri izraelit Ehud Olmert me presidentin palestinez Mahmoud Abbas 10 shtator, 2007.

Evropa nuk dëshiron të ndërhyjë në një proces midis Izraelit dhe palestinezëve, por dëshiron të japë kontribute për stabilizimin e gjendjes në Lindjen e Mesme. Kësaj i shërben plani i aksionit i Bashkimit Evropian, për të cilin kanë rënë dakord ministrat e jashtëm të BE, me propozim të Frank Valter Shtajnmajerit: "Unë dua të pengoj, që në konferencën e Anapolisit ne të ndodhemi në një situatë të tillë, kur të kemi përpara oferta mbi oferta dyfishe ose oferta të disafishta, pa qenë ato të ndërthurura në mënyrë sistematike me njëra-tjetrën."

Plani i aksionit nuk parshikon ndihma financiare shtesë, por ndihma konkrete për palestinezët. Pikat themelore janë zgjerimi i sistemit arsimor, nxitja e ekonomisë, shkollimi i forcave të sigurisë dhe ndërtimi i një aparati të drejtësisë, si dhe ngritja e institucioneve transparente, funksionuese shtetërore në zonat palestineze.

Ky koncept ishte edhe temë e bisedimeve në mbrëmje, që Frank Valter Shtajnmajeri zhvilloi me presidentin palestinez Abas dhe kryenegociatorin Erekat.

DW.COM

Audio dhe video për temën

  • Data 02.11.2007
  • Autor Astrid Ravol
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/BzZU
  • Data 02.11.2007
  • Autor Astrid Ravol
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/BzZU