1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

Shtajnmajer bën thirrje për moderim në konfliktin me kurdët

Ministri gjerman i punëve të jashtme Frank Valter Shtajnmajer ka bërë thirrje për qëndrim të moderuar në konfliktin me kurdët. Në kuadër të konferencës ndërkombëtare për Irakun në Stamboll, Shtajnmajer tha se stabiliteti rajonal në Irakun e Veriut duhet të ruhet. Në të njëjtën kohë ministri gjerman dënoi atentatet e partisë kurde të punës PKK në Turqi.
Edhe ministrja amerikane e punëve të jashtëme Condoleezza Rice i premtoi Turqisë mbështetjen e SHBA-ve në luftë kundër PKK-së në Veri të Irakut. Pas një takimi me kryeminstrin turk Recep Tayyip Erdogan Rice tha se kemi të bëjmë me një armik të përbashkët në luftë ndaj të cilit nevojitet një strategji e përbashkët. Detaje të mëtejshme për këtë çështje do të diskutohen të hënën gjatë takimit të Erdoganit me presidentin amerikan George ë. Bush, tha Rice. Duke ju referuar kërcënimeve të Turqisë se do të ndërhynte ushtarakisht në territorin e Irakut për të luftuar ithtarët e PKK-së, Rice kërkoi me forcë që Turqia të mos rrezikojë stabilitetin në Irak.

  • Data 03.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C0bY
  • Data 03.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C0bY