1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipja e zhvillimi i saj - konferencë e DAFG në Jena

 

SFIDAT AKTUALE NË MËSIMDHËNIEN E SHQIPES NË GJERMANI

Për sfidat aktuale në mësimdhënien e shqipes në Gjermani, referuan në Jena mësimdhënësi Muhamet Idrizi dhe përkthyesi Vëllaznim Neziri. Të dy theksuan se kushtet kuadër për mësimdhënien e shqipes në landin e Baden-Vyrrtembergut dhe përkatësisht në landin e Saksonisë së Poshtme janë të ndryshme. 

Në një kohë që në Baden-Vyrttemberg mbështetja shtetërore për këtë mësimdhënie lë për të dëshiruar, në Landin e Saksonisë së Poshtme dhe në lande të tjera si në landin e Rinit Verior-Vestfalisë, prej dekadash shqipja jepet me sukses në shkolla. 

Neziri theksoi se për mësimin në gjuhën amtare në BE vërtet ekziston që prej vitit 1977, neni 3 i direktivës së Këshillit të Komunitetit Evropian për përkujdesjen në shkollë të fëmijëve të punonjësve migrantë. Kjo direktivë nisi të zbatohet në Saksoninë e Poshtme që në prill 1980. 

Vëllaznim Neziri

Vëllaznim Neziri

Por në përgjithësi në Gjermani nuk ka një bazë të qartë juridike në mbështetje të kërkesës për të marrë mësim në gjuhën amtare. 

"Çdo land federal mund të vendosë në kompetencën e tij, nëse ky mësim do të zhvillohet brenda kompetencës apo jashtë kompetencës së administratës së kulturës së landit," tha Haziri.

Atje ku mësimi nuk ofrohet në kuadër të administratës shtetërore, mësimi u kërkohet ta ofrojnë ose konsullatave të shteteve të origjinës, ose komuniteteve fetare, si xhamive, ose prindërit vetëorganizohen dhe marrin mësim privat për fëmijët e tyre.

Muhamet Idrizi

Muhamet Idrizi

Por në kushtet alternative, cilësia dhe kontrolli i mësimdhënies nuk janë të garantuara. Neziri theksoi më tej rëndësinë që mësimi i gjuhës amtare të zhvillohet, në mënyrë që të nxitet zhvillimi kognitiv i fëmijëve, siç është vërtetuar në rastin kur fëmijët rriten me disa gjuhë. 

Në dallim nga gjendja në landin e Saksonisë së Poshtme, mësimdhënia në gjuhën shqipe në landin e Baden-Vyrttembergut përballet me probleme të natyrave të ndryshme. Kualifikimi i mësuesve, financimi i tyre dhe njohja zyrtarisht e orëve të mësimit janë disa prej tyre. Mësimdhënësi Muhamet Idrizi, që ka hartuar një studim të posaçëm për këtë fenomen, foli me DW.

(vazhdon)


Shiko videon 03:00

Muhamet Idrizi: Sfidat për mësimdhënien në shqip në Baden-Vyrttemberg

Faqe 1 | 2 | Artikulli i plotë

Audio dhe video për temën