1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

RSS

Shqip në desktopin tuaj përmes RSS

DW.COM/albanian ofron lajme dhe informacione. Ekzistojnë dy mënyra për të hyrë në DW.COM direkt me ekranin e kompjuterit tuaj.

default

DW.COM/albanian via RSS

Nga vjen koncepti i RSS-së? Çfarë është ushqyesi RSS?

RSS është emri i shkurtuar i sistemit Really Simple Syndication (RSS) që do të thotë "shpërndarje vërtet e thjeshtë". Përgatitja e të dhënave në formatin RSS bëhet nëpërmjet një ushqyesi RSS (anglisht RSS- Feed). RSS përdoret për të ruajtur një artikull ose përmbledhje të tij, por sidomos për të ruajtur lajmet dhe për t`i vënë ato në gjendje të lexueshme nga makina.

Pse na duhet RSS?

RSS-ja i mundëson përdoruesve të abonojnë marrjen e informacioneve që përmban një faqe interneti ose një pjesë të tyre. Përmes RSS-së informacionet mund të shkarkohen automatikisht në kompjuterin (ose pajisje tjetër si handy, laptop etj) e përdoruesit. Kështu abonenti mund të marrë automatikisht dhe pa mundim informacionet aktuale. Abonimi mund të bëhet për tekste të shkruara, por edhe audio dhe video.

Cilat kushte teknike janë të nevojshme?

Për të abonuar një RSS- Feed duhet një RSS- Reader (lexues i RSS-së). RSS-Reader bën aktualizimin automatik dhe shfaqjen e informacioneve në ekran. Ofertat e informacioneve mund të shkarkohen nga Reader që bazohen në Browser (për shembull My Yahoo, Blogliner, Newgator) me të cilat nga çdo lloj kompjuteri mund të lexohet çdo lloj RSS- Feeds.

Si mund ta përdor unë RSS- Feeds e Deutsche Welles?

Në "Albanian- Shqip" ndodhet RSS-Feed që duhet për abonimin:

http://rss.dw.com/rdf/rss-alb-all


Për të bërë abonimin duhet të koptojni URL-në (faqen e internetit) të ushqyesit (Feed) në Feed- Readerin tuaj. Browseri i caktuar, për shembull Firefox, Safari dhe versioni i fundit i Internetexplores (IE 7.0) ju ndihmojnë të bëni abonimin direkt të ushqyesit (Feed-it). Në këtë rast gjatë shkarkimit të një faqeje interneti Browseri kontrollon automatikisht ekzistencën e RSS- Feeds. Nëse Feed-et janë të pranishme atëherë Browser-i i tregon ato përmes ikonës së RSS.

Ku mund të marrë një RSS- Reader?

Në internet ofrohen aktualisht shumë RSS- Reader për sisteme të ndryshme. Shumica e tyre janë falas.

WWW Linke