1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipёri: Pjesёmarrje e ulёt nё votime

Shqipёri: Pjesёmarrje e ulёt nё votime. Mbyllet procesi i votimit nis numёrimi i votave. Procesi i votimit kaloi nё pёrgjithёsi i qetё.

Zgjedhjet e 25 qershorit pёr votimin e parlamentit tё ri nё Shqipёri u mbyllёn nё orёn 20:00. KQZ e shtyu orarin e votimit pёr shkak tё pjesёmarrjes sё ulёt dhe disa arsyeve tё tjera. Sipas tё dhёnave tё KQZ-sё pjesёmarrja ishte 45,17%, kurse kater vjet me pare ajo ishte 53%.

Qytetarёt me tё drejtё vote nё Shqipёri votuan pёr zgjedhjen e 140 deputetёve nё parlamentin e ri. Procesi i votimit nё pёrgjithёsi kaloi i qetё, por nё qendra tё ndryshme votimi ka pasur edhe incidente.

Zgjedhje nën monitorimin e rreptë ndërkombëtar

Pesë mijë vëzhgues ndërkombëtarë afatshkurtër dhe afatgjatë po vëzhgojnë procesin e votimit. BE-ja ka dërguar një mision special mikëqyrës, në krye të së cilit është euro-parlamentari Eduard Kukan, që i ka vlerësuar zgjedhjet e së dielës (25.06) "shumë të rëndësishme për drejtimin e ardhshëm të Shqipërisë drejt familjes europiane dhe vazhdimin e reformave. Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtarësimin në BE", vuri në dukje Kukan.