1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëria - vend ku të drejtat e njeriut shkelen

Raporti vjetor i Amnesty International: vazhdim i trafikut të qenieve njerëzore, humbje e besimit te publikut tek gjykatat, dhunë ndaj të burgosurve.

Burgjet në Shqipëri janë të tejmbushura. Pamje nga burgu 302 në Tiranë.

Burgjet në Shqipëri janë të tejmbushura. Pamje nga burgu 302 në Tiranë.

Raporti përfshin vitin e kaluar 2007. Mes 150 vendeve te botës që Amnesty International merr në shqyrtim, për nivelin e respektimit te te drejtave të njeriut. Shqipëria radhitet tek ato problematike, ku këto të drejta shkelen.

Një sërë argumentash të organizatës së njohur në botë paraqesin nivelin e pamjaftueshëm të respektimit të të drejtave të njeriut në Shqipëri. Në krye qëndron niveli shumë i ulët i besimit të publikut tek sistemi gjyqësor. Shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, në ditët e fundit të vitit 2007, cilësohet nga Amnesty International i kryer në rrethana të dyshimta.

Një çështje tjetër mjaft e ndjeshme është vijimi i trafikimit të grave dhe fëmijëve . Raporti vë në dukje se "ato detyrohen të punojnë për prostiticion apo forma të tjera shfrytëzimi dhe numri i tyre mbetet ende i madh megjithë reduktimin në raport me vitin parardhës."

Dhuna në familje nuk denoncohet në gjykatë

Shkelje të të drejtave të njeriut sjell edhe dhuna në familje. Kjo dhunë, konstaton Amnesty International, është rritur dhe për fat të keq nuk denoncohet në gjykatë "Një e treta e grave vuajnë dhunë familjare. Dhuna në familje nuk është e ndalur në kodin penal." thuhet në raport.

Kushtet e të burgosurve shumë të këqija

Situata në burgje është një argument tjetër për të cilësuar Shqipërinë si një vend ku te drejtat e njeriut shkelen. Raporti ka arritur të ketë fakte të tilla si numri i përgjithshëm i të burgosurve prej 4638 ndërkohë që kapaciteti i burgjeve në Shqipëri për 1172 të burgosur. "Kushtet e të burgosurve janë shumë të këqija si rezultat i mbipopullit, higjenës së keqe dhe mokujdesit shëndetësor, ndërsa ka të dhëna se një numër të burgosurish keqtrajtohen nga policia, por nuk ato raportohen"- shkruhet në këtë raport,

"Amnesty International" kritikon qeverinë e djathtë të kryeministrit Berisha për mungesën e strehimit për fëmijët jetimë: "Në Shqipëri shteti ka dështuar për t'u dhënë strehimin e nevojshëm 340 fëmijëve jetimë kur ata rriten dhe përfundojnë shkollën e mesme. Shumë prej tyre jetojnë ne mjedise te përbashkëta, pa asnjë mbrojtje nga shteti" vë në dukje raporti.

Por nuk është vetëm Shqipëria që vihet nën akuzat e ashpra të Amnesty Intenational. Në raportin e saj për vitin e kaluar ajo konstaton se 60 vjet pas nënshkrimit të deklaratës për të drejtat e njeriut nga Kombet e Bashkuara abuzimet dhe shkeljet janë të mëdha dhe të shpërndara nëtë gjithë botën.

Në të paktën 81 shtete të botës t qytetarët janë torturuar apo keqtrajtuar. Në rreth 54 shtete qytetarët janë gjykuar padrejtësisht dhe nuk mund të flasin lirshëm. Në rreth 77 kombe lideret e botës duhet të kërkojnë falje për 60 dështime në fushën e të drejtave të njeriut, që kur OKB, më 1948, adoptoi dhe deklaratën universale të të drejtave të njeriut.

  • Data 28.05.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E7pb
  • Data 28.05.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E7pb