1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëria - struktura të reja për të luftuar korrupsionin në polici

Korrupsioni, marrja e ryshfeteve dhe dekonspirimi i operacioneve policore në këmbim të zarfave me para, janë dukuri ende të pranishme në strukturat e policisë së shtetit.

default

Tirana

Rritja relative e pagave të ulta të policëve dhe përjashtimi nga policia e të korruptuarve e ka ulur vërtet numrin e rasteve të tilla, por nuk i ka zhdukur rastet e mitmarrjes korruptive.

Një projektligj, që pritet të bëhet së shpejti ligj në Parlament, synon të çojë në zero numrin e policëve të korruptuar. Qeveria e kryeministrit Berisha sapo ka miratuar projektligjin " Mbi fuqizimin dhe pavarësinë e Kontrollit te Brendshëm në Ministrinë e Brendshme."

Ai është fryt i përvojës së ekspertëve vendas të policisë dhe asistencës së ekspertëve europianë, përmes misionit të asistencës së policisë së Shqipërisë nga vendet e BE, i njohur me inicialet PAMECA dhe i kryesuar nga Gjermania.

Burime zyrtare nga kjo Ministri thanë për DW se projektligji parashikon fuqizimin e kësaj strukture ekzistuese duke i dhënë të drejtën e përgjimit, hetimit dhe arrestimit të punonjësve të policisë së shtetit, pavarësisht nga grada e tyre dhe pa vënë në dijeni paraprakisht Ministrin e Brendshëm.

Nenet e këtij projektligji i japin Kontrolit të Brendshëm të Ministrisë pavarësi ekonomike, pavarësi në zgjedhjen e personelit dhe në hetimet ndaj strukturave të policisë.

Në nenin përkatës lidhur me pavarësinë e kësaj strukture është theksuar se hap citimin : "Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm nuk është i detyruar t’i japë informazione Ministrit të Brendshëm, lidhur me identifikimin e dëshmitarëve, bashkëpunëtorëve të drejtësisë apo informatorëve, apo lidhur me informacione për të cilat , organi i akuzës, ka urdhëruar me shkrim qe të konsultohen vetëm me persona të caktuar".

Duke përjashtuar aspektin operacional Ministri i Brendshëm mbetet personi përgjegjës per këtë strukturë. Ai emëron drejtuesit e saj që nga ana e tyre gëzojnë kopetencën e përzgjedhjes së punonjësve. Projektligji u jep atyre të drejtën e provokimit apo "të testit të integritetit" duke u ofruar para në formë ryshfeti, në rrugë apo gjatë ushtrimit të kopetencave, punonjësve te policise. Kushdo, që punon në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm ka të drejtën e përdorimit të identitetit dhe të dhënave të rreme, me dijeninë e Drejtorit të Përgjithshëm.

Projektligji i jep të drejtën këtij shërbimi të detyrojë cdo punonjës të policisë së shtetit t’i japë shpjegime për pasurinë e tij dhe burimet financiare të vënies së saj.

Shërbimi i Kntrollit të Brendshëm gëzon të drejtën t’ i kërkojë organit të akuzës që të marrë pjesë në veprime përgjuese dhe hetuese që parandalojnë dhe dokumentojnë akteve kriminale.

Projektligji pritet të vë në Parlament. Ai i k atë gjitha gjasat që të marrë votën pro të opozitës, e cila e konsideron te pamjaftueshme luftën e deritanishme të qeverisë Berisha për të zhdukur korrupsionin në radhët e policisë së shtetit.

  • Data 22.07.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EhH4
  • Data 22.07.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EhH4