1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëria - solidaritet me Francën në betejën kundër terrorizmit

"Shqipëria qëndron në krah të Francës në betejën kundër terrorizmit dhe kujtdo që cënon vlerat tona të perbashketa”

Shqipëria dënoi një ditë pas ( 14/11/2015) sulmeve terroriste në Paris dhunën e terroristëve, si pasojë e së cilës humbën jetën dhe u plagosën mbi 120 civilë të pafajshëm. Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme në Tiranë, theksohet që “Shqipëria shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për jetët e humbura si pasojë e këtyre akteve barbare kundër lirisë dhe paqes, që synojnë të mbjellin terrorin në zemër të Evropës. Shqipëria qëndron në krah të Francës në betejën kundër terrorizmit dhe kujtdo që cënon vlerat tona të perbashketa”.

Në një letër ngushëllimi që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i dërgoi (14.11) kryeministrit francez Manuel Valls, vihet në dukje që “përtej solidaritetit kolektiv dhe individual që qeveria dhe kombi shqiptar i shpreh popullit francez që sot është në zi, dua t'Ju siguroj dhe të dëshmoj në këto ҁaste të vështira për angazhimin e plotë dhe mbështetjen e padiskutueshme të Shqipërisë krah Jush, krah Francës, krah Lirisë”