1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëria shpall 6 marsin ditë zie kombëtare

16 vetë u mbytën aksidentalisht ne liqenin e Farkës, pranë Tiranës.

Sheshi Skënderbe, Tiranë

Sheshi Skënderbe, Tiranë

Ngjarja e rëndë ka ndodhur kur 20 persona, po ktheheshin me varkë, pas festimit të ditelindjes së një të afërmi të tyre, në një restorant, që ndodhet në breg të liqenit të Farkës, disa km larg Tiranës.

Në mes të rrugës drejt bregut tjetër varka është përmbysur duke zëne poshtë vetes të 20 pasagjerët e saj, që ishin pjestarë të katër familjeve ne rreth miqësor. 16 prej tyre u mbytën dhe vetëm 4 mbijetuan.

Varka i përkiste pronarit të restorantit, i cili merrte dhe çonte klientët nga njeri breg i liqenit tek tjetri,pasi kjo ishte e vetmja mënyrë për të shkuar në restorant. Kapaciteti i varkës, sipas familjareve te pronarit te mbijetuar tragjedise, ishte vetëm për shtatë persona.

Ngjarja u bë e njohur pas fundosjes së varkës nga familjarët e pronarit të mbytur. Mes viktimave ishin edhe dy vëllezër binjakë, në moshën tre vjecare

Bashkë me ngushëllimet familjeve të viktimave, kryeministri i Shqipërisë e shpalli 6 marsin, ditë zie kombëetare

"Kjo është një tragjedi e rëndë" , tha ai, "dhe Këshilli i Ministrave e shpall 6 Marsin, ditë zie kombëtare, në respekt të kujtimit të viktimave."

Flamujt do të ngrihen në gjysëm shtizë në të gjithë vendin. Të gjitha shpenzimet e funeraleve të 16 personave të mbytur do të përballohen nga shteti" tha Berisha.

Edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi u shrehu familiarëve të viktimave ngushëllimet e rastit, por vuri në dukje se tragjedia erdhi si pasojë e pakujdesisë dhemosrespektimit të rregullave të sigurimit teknik.

Trupat e viktimave u nxorën gjate paradites së 6 marsit nga policia dhe u identifikuan nga familjarët e tyre. Tetë prej viktimave i përkasin së njëjtës familje në fshatin Farkë, kurse të tjerat 3 familjeve të tjera në rreth miqësor mes tyre.

Rezultatet e hetimeve konkluduan se shkaku i tragjedisë ishte mbingarkesa e varkës tri herë më shume se kapaciteti i saj dhe jo ndonjedifekt teknik.

Restoranti në buzë te liqenit të Farkës është ndoshta i vetmi në Shqipëri, ku mund të shkohet vetëm përmes udhëtimit me varkë, nga njëri breg në tjetrin. Liqeni i Farkës nuk është natyral, por i krijuar si rezervuar uji.

  • Data 06.03.2008
  • Autor Ani Ruci/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DJrC
  • Data 06.03.2008
  • Autor Ani Ruci/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DJrC