1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëria përfiton 1.7 milion euro nga BE për rritjen e standarteve të tregut

Synohet që pas dy viteve në Shqipëri të jenë përvetësuar 80 përqind të standarteve aktuale evropiane në tregun e brendshëm, Kështu qytetarët do të gjejnë produkte të një cilësie më të lartë në treg.

default

Përpara se Shqipëria të përmbushë standartet e konkurencës me tregun e BE, ajo duhet të sigurojë forcimin e tregut të saj të brendshëm. Kjo është ideja e mbështetjes që ka miratuar së fundi Komisioni Europian për Shqipërinë, më konkretisht për ndihmuar Ministrinë e Ekonomisë në Tiranë për të thelluar reformat institucionale e ligjore në nxitjen e lëvizjes së lirë të mallrave midis vetë Shqipërisë dhe BE-së. Nga fondi prej 1.7 milion eurosh që do të akordohet në dy vitet e ardhshme pritet që të sigurohet ngritja e kapaciteteve të trajnimeve, bashkërendimi i legjislacionint shqiptar sipas atij të BE-së në fushën e infrastrukturës cilësore. Për të mbrojtur më shumë konsumatorin dhe mbikqyrjen e tregut, në mënyrë që qytetarët të gjejnë produkte të një cilësie më të lartë në treg, që produktet autentike ti zenë vendin atyre të fallsifikuara.

Dy janë destinacionet për këtë mbështetje, së pari për zhvillimin e aktiviteteve të akreditimit, standardeve dhe certifikimit në formën e ndihmës për drejtorinë e akreditimit dhe drejtorinë e përgjithshme të standardizimit në ministrinë e Ekonomisë, dhe së dyti do të asistohet drejtoria e mbikqyrjes së tregut po në këtë ministri dhe shoqata e konsumatorëve shqiptarë.

Ndërkohë që Komisioni Europian sapo ka miratuar dhe një paketë ndihme për Shqipërinë për periudhën 2008-2010, nje fond në formë granti që kap shumën rreth 245 milion euro. Kjo ndihmë ka për qëllim ta ndihmojë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së, të përmirësojë reformat politike dhe ekonomike, si edhe përafrimin me Standardet Evropiane në sektorët që kanë të bëjnë me hyrjen dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së. Një fokus i vecante pritet të jetë dhe financimi i projekteve në bashkëpunimin ndërkufitar me vendet e tjera fqinje.

  • Data 24.09.2008
  • Autor Arben Muka/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FOGF
  • Data 24.09.2008
  • Autor Arben Muka/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FOGF