1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëria nuk ka përmirësim në luftën kundër korrupsionit

Në raportin e Freedom House për 2013 Shqipëria renditet në vendin 113 ndër 176 vende të botës lidhur me korrupsionin.

Raporti i organizatës së pavarur vëzhguese ndërkombëtare “Freedom House” 2013, e cilëson Shqipërinë si një vend ku “nuk ka përmirësim në luftën kundër korrupsionit pasi mungon vullneti politik dhe përforcimi i institucioneve”. Sipas këtij raporti korrupsioni në Shqipëri” është i përhapur dhe BE ka kërkuar në mënyrë të përsëritur zbatimin e masave anti- korrupsion. Për vitin 2012, në indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, të zhvilluar nga kjo organizatë, Shqipëria klasifikohet në vendin e 113 ndër 176 vende të Europës dhe Azisë Qendrore të vëzhguara për këtë fenomen.

Liria e shprehjes- përballet me presion politik, sulme dhe kërcënime

Shqipwria mbetet edhe nw kwtw raport i cilwsuar si njw vend pjeswrisht i lirw. Lidhur me lirinë e shprehjes raporti vë në dukje që edhe pse atë e garanton Kushteturta ndërthurrja e e biznesit të fuqishëm me interesat politike të medias pengon zhvillimin e mediave të pavarura; ato janë të njëanshme, të prirura nga PD ose PS, vëren raporti. “Gazetarët, sidomos ata që mbulojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, përballen me presion politik, kërcënime dhe sulme”..Të njëjtin fenomen raporti konstaton edhe për Bosnjë- Hercegovinën dhe Kosovën.

Të drejtat e njeriut- diskriminim për romët dhe gratë

Raporti vë në dukje që në Shqipëri Kushtetuta garanton një gjyqësor të pavarur, por gjykatat, që kanë fonde të kufizuara, bëhen objekt i presioneve politike. “Institucionet e dobëta shtetërore kanë rritur fuqinë e sindikatave të krimit. Shqipëria është e njohur si një pikë tranzit për kontrabandistët e heroinës dhe vend i rëndësishëm për prodhimin e kanabisit” shkruan raporti. Romët përballen me diskriminim në arsim, kujdes shëndetësor, punësim dhe strehim.

Gratë janë të nënpërfaqësuara në shumicën e institucioneve qeveritare. Kuota gjinore në listat e kandidatëve të partive për deputetë nuk është zbatuar. Dhuna në familje është e përhapur, edhe pse parlamenti mars 2012 miratoi legjislacionin që dënon deri në pesë vjet burg për veprën penale specifike të dhunës në familje dhe raportimi për dhunën është rritur. Shqipëria mbetet një vend burimi për trafikimin e grave dhe fëmijëve.

Sipas raportit vendet në Evropën Qendrore dhe Azinë Qendrore janë gjithnjë e më shumë duke u sunduar nga qeveri autokratike, të cilat kanë pak konsideratë për demokracinë. Analiza vjetore e zhvillimit demokratik nga Evropa Qendrore në Azinë Qendrore vë në pah se ka pasur “përkeqësim shqetësues” të kushteve për shoqërinë civile në gjithë Euro-Azinë.