1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëria në rrjetin ndërkombëtar hekurudhor përmes linjës me Malin e Zi

Nisur nga pozicioni gjeografik, dy shtete fqinjë Shqipëria dhe Mali i Zi janë duke intesifikuar projektet e bashkëpunimit në fushën e transportit.

Complex railway track system with a green locomotive © Gudellaphoto - Fotolia.com 5659543

Schienen

Si dy vende anëtare të SEETO-s, Observatori i Transportit për Europën Juglindore, kohët e fundit pala shqiptare dhe ajo malazeze kanë rënë dakord për të pasur një stacion kufitar hekurudhor të përbashkët, si një lehtësim për fluksin e qarkullimit të trenave në dy territoret respektive. Për palën shqiptare linja hekurudhore me Malin e Zi është shumë e rëndësishme. Me një rrjet modest të brendshëm prej 440 km, linja malezeze, mundëson komunikimin e Shqipërisë me sistemin ndërkombëtar hekurudhor, konkretisht kontaktin me vendet e Europën Qendrore.


Me mbështetjen me fonde nga Bashkimi Europian dhe nga shkëmbimi mes propozimeve të ekspertëve nga të dy vendet, është arritur një akord mes Tiranës dhe Podgoricës për të pasur një stacion të përbashkët kufitar. Ervin Minarolli, drejtor i politikave në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit të Shqipërisë thotë për DW, se aresyeja kryesore është shkurtimi i kohës së qëndrimit të trenave në stacionet kufitare për kryerjen e procedurave. “Kjo do të arrihet nëpërmjet përshpejtimit të realizimit të procedurave të kontrollit. Marrëveshja parashikon kryerjen e të gjitha kontrolleve në një stacion kufitar të përbashkët dhe pikërisht në stacionin kufitar të Tuzit, në Malin e Zi, i cili aktualisht ka infrastrukturën e nevojshme për ushtrimin e kontrolleve kufitare. Marrëveshja parashikon transportin ndërkombëtar hekurudhor të mallrave dhe të udhëtarëve. Aktualisht do të realizohet vetëm transporti i mallrave, pasi për transportin hekurudhor të udhëtarëve nuk është shprehur interes dhe trafiku parashikohet të jetë i ulët”.


Bashkëpunimi në transportin ujor dhe rrugor

Kjo zgjidhje e dy vendeve për zgjedhjen e pikës së përbashkët kufitare të Tuzit në territorin e Malit të Zi është e ngjashme si me përzgjedhjen e pikës kufitare të Muriqanit në territorin e Shqipërisë për transportin rrugor.
Shqipëria dhe Mali i Zi kanë një kooperim të ngushtë edhe sa i takon transportit ujor. Si vende anëtare të Iniciativës së Adriatikut ato punojnë për ruajtjen e standardeve të sigurisë teknike, mbrojtjen e ambientit detar dhe ujor në hapësirën detare të tyre, duke përfshirë shfrytëzimin e përbashkët të liqenit të Shkodrës dhe lumit të Bunës. Ervin Minarolli, drejtor i politikave në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit, thotë se ekziston një marrëveshje dypalëshe për funksionimin e linjës Virpazar – Shkodër, për transportin me mjete lundruese të pasagjereve.
“Për të realizuar këtë transport është përcaktuar vendi i akostimit tek ura në hyrje të Shkodrës, kurse në Virpazar, që është destinacioni i palës malazeze, nuk është infrastruktura e nevojshme për akostimin e sigurtë të anijes dhe pasagjerëve. Aktualisht kjo linjë nuk po funksion rregullisht dhe si pasojë e mospërcaktimit të një rruge të sigurtë të lundrimit - e matur dhe me zhytjen e nevojshme gjatë gjithë udhëtimit – si dhe mospasjes së trafikut të pasagjerëve dhe rënies herë pas here të nivelit të liqenit. “


Ekipet e përbashkëta të ekspertëve janë duke punuar për t’i dhënë më shumë dinamikë bashkëpunimit. Synohet të mundësohet një marrëveshje me interes reciprok për shfrytëzimin e përbashkët të lumit Buna për transportin me mjete lundruese, si dhe një marrëveshje për thellimin e përbashkët të grykës së këtij lumi deri në Liqenin e Shkodrës. Sipas ekspertëve ky thellim do të sillte lundrimin e anijeve të mëdha dhe si rrjedhojë një zhvillim të madh ekonomik për të dy shtetet. Këto efekte do t’i tregojë studimi i fizibilitetit. “Duke përmirësuar sistemin e informacionit ndërmjet porteve të Shqipërisë dhe të Malit të Zi, synohet ngritja në një nivel më të lartë të bashkëpunimit të Kapitenerive të Porteve në kuadër të monitorimit të trafikut të anijeve dhe kontrollit shtetëror portual” - thotë për DW Ervin Minarolli.


Duke shfrytëzuar lidhjet nëpërmjet transportit rrugor pala shqiptare ka në duar një projekt-ide për ndërtimin e rrugës Shëngjin-Velipojë-Delta e Bunës, që është 32 km, si pjesë e projektit Adriatic – Ionian Motorway, përfshirë në SEETO Comprehensive Network. Për këtë projekt që ka një faturë financiare rreth 58 milionë Euro, kërkohet kontributi dhe i palës malazeze, që të bashkëfinancojë gjysmën e ndërtimit të urës mbi lumin Buna. Për një pjesë të segmenteve rrugore në pjesën kufitare të Shqipërisë janë duke financuar edhe BE-ja dhe Banka Europiane e Investimeve, BERZH.


Që nga viti 2006 funksionon linja e rregullt e transportit të udhëtarëve me autobus Ulqin-Shkodër-Tiranë-Durrës. Shërbimet e transportit të rastit, kryesisht udhëtime turistike, nga ana e operatorëve shqiptarë realizohen në bazë të marrëveshjes INTERBUS.