1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Shqipëria në ditën e lirisë së shtypit

Në Ditën Ndërkombëtare të lirisë së shtypit, Shqipëria rradhitet ndër vendet ku kjo liri cënohet nga kontrolli i politikës, presioni ekonomik i qeverisë ndaj mediave kritike dhe statusi informal i gazetarëve.

default

Raporti i sapopublikuar i organizatës së mirënjohur “Freedom House” për lirinë e shtypit në botë, 2011 e radhit Shqipërinë ndër vendet që kanë një shtyp pjesërisht të lirë. Sipas raportit kriteret e vlerësimit për çdo vend të botës janë kuadri ligjor, kontrolli i politikës dhe presioni ekonomik ndaj shtypit të lirë.

Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë thotë për programin shqip të DW se liria e shtypit ka ardhur duke u cënuar dhe sipas tij, Shqipëri arenditet në vendin e fundit në rajon lidhur me lirinë e shtypit.ajonin e Ballkanit. “Dominimi i politikës mbi median është arësyeja kryesore që e rendit në këtë vend Shqipërinë,” thotë Z. Çipa.

Politika e “kulaçit dhe kërbaçit”

Ylli Rakipi, kryetar i Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë, më e madhja në vend, thotë se Shqipëria edhe këtë vit u rendit ndër vendet me liri të pjeshme të shtypit për shkak të presionit ekonomik që ushtron qeveria ndaj mediave që mbajnë qëndrime kritike ndaj saj.

Ka ndalim ekonomik ndaj këtyre mediave dhe përfitime ekonomike që qeveria u jep mediave pranë saj. Që këtu liria është e cënuar. Mediat pranë qeverisë stimulohen ekonomikisht. Kjo media nuk ështe e lirë, qeveri i jep asaj “kulaçin” dhe” kërbaçin” pjesës tjetër të medias, asaj me qëndrime kritike. Kemi sot gazeta të mbyllura pas presioneve të qeverisë dhe gjobave që ajo u vendosi pronarëve të gazetave të mbyllura. Në Shqipëri tani nuk ka një luftë të drejtëpërdrejtë të qeverisë me gazetarët, por me pronarët e mediave kritike. Pra,me një pjesë të medias qeveria është si të thuash "e përqafuar" kurse me pjesën tjetër ushton dhunë ekonomike, që për fat të keq rezulton e sukseshme për qeverinë,” thotë për programin shqip të DW, Ylli Rakipi

Puna në të zezë e gazetarëve dhe “autocensutra” cënojnë lirinë e shtypit

Dominim i politikës dhe flirti që bëjnë me të pronarët e mediave shfaqet edhe në lejimin e informalitetit nështyp ose siç njihet ndryshe të punës së gazetarëve në të zezë, pa kontrata, pa sigurime shoqërore dhe shëndetësore.

Shqipëria vazhdon të mbetet në dimensioned e informalitetit në media, fenomen ky alarmant në raport me vendet e tjera të Ballkanit,” thotë Aleksandër Çipa.

Informaliteti pasohet edhe me autosensurën e gazetarëve, gjë që cënon lirinë për të thënë të vërtetën dhe informuar publikun. “Autocensura, natyrisht bën punën e vet edhe në mediat që mbajnë qëndrime kritike ndaj qeverisë. Ne vijmë nga një diktaturë shumë e ashpër, shumë e egër dhe autocensura është reminishencë e asaj periudhe.” thotë Ylli Rakipi.

Procese gjyqësore kundër gazetarëve

Por situate nuk është uniforme. Ka edhe gazetarë që thonë të vërtetën dhe kontribojnë për të krijuar një shoqëri të informuar, e cila vetëm si e tillë mund të jetë e aftë të marrë pjesë në zhvillimin progresiv të vendit. Ndaj gazetarëve të tillë, kryeredaktorëve të gazetave ku ata punojnë në Shqipëri nuk mungojnë proceset gjyqësore të hapura nga përfaqëësues të qeverisë. “ Janë rreth 12 procese gjyqësore që po zhvillohen aktualisht në Gjykatën e Faktit të Tiranës ndaj gazetarëve qëë punojn ënë terren dhe merren kryesisht me politikën dhe aktualitetin. Të tilla procese gjyqësore përpiqen të penalizojnë gazetarin dhe t'i bëjnë presion ekonomik.”thote Aleksander Çipa.

Nga duhet të fillojë përmirësimi i situatës?

Sot në Ditën ndërkombëtaretë lirisë së shtypit organizatat e gazetarëve të Shqipërisë i drejtojnë një apel autoriteteve më të larta të vendit. “Për të përmirësuar në rradhë të parë statusin ligjor të medias në përgjithësi, të gazetarit në vecanti përtë bërë të mundur klryerjen e misionit të tij: informimin esë vërtetës për opinionin publik.” thotë Aleksandër Çipa.

3 maji 2011 shënon edhe 20 vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të lirisë së shtypit, e shpallur nga Kombet e Bashkuara për të rritur ndërgjegjësimin e rëndësisë së lirisë së shtypit dhe për të sensibilizuar qeveritë për të respektuar të drejtën e lirisë së shprehjes, si një nga të drejta themelore të njeriut

Autor: Ani Ruci
Redaktoi: Aida Cama