1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëria ftohet të vazhdojë fazën e dytë të programit 'Sfida e Mijëvjeçarit.'

Ftesa vjen nga Uashingtoni dhe bazohet ne realizimin me sukses të reformave në fushën e biznesit.

Pamje nga qendra e Tiranës

Pamje nga qendra e Tiranës

Ftesa e sapoardhur nga Uashingtoni është një vlerësim për efikasitetin me të cilin e qeveria e Tiranës përdori fondin prej 13.85 milionë dollarësh, të akorduara nga programi „Sfida e Mijëvjecarit" në fazën e tij të parë.

Me fjalë të tjera kjo do të thotë se Uashingtoni i jep notë pozitive performancës së Tiarnës në administrimin e tatimeve, prokurimet publike, dhe regjistrimin e biznesit.

Si arritje kryesore në këtë drejtim konsiderohet realizimi me sukses i projektit „ one stop shop“ose ndryshe regjistrimi i biznesit në një sportel të vetëm, brenda një kohë të shkurtër si edhe ngritja e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve.

Zv. kryeministri Gazmend Oketa, duke përmendur bazën mbi të cilën Shqipëria u ftua të marrë pjesë në fazën e dytë tha se “realizimi i projektit „ One Stop Shop“ është arritja kryesore si edhe shkarkimi on line i dokumentave tatimor, pagesa on line i taksave dhe tatimeve.“.

Lidhur me pjesëmarrjen e Shqiperise në fazën e dytë të programit Sfida e Mijëvjeçarit, Oketa vuri ne dukje se fondi i vënë në dispozicion të qeverisë së Tiranës do të përdoret për“ thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe përmirësimin e qeverisjes.“

Programi quhet 'i Pragut' pasi është ndërtuar për të ndihmuar vendet që janë në "prag" të kualifikimit për Llogarinë Sfida e Mijëvjeçarit (LSM), pra vendet që janë të përkushtuara të ndërmarrin reformat e nevojshme për të përmirësuar rezultatet e politikave dhe mbi kete baze te kualifikohen për mbështetje financiare . Qeverisja e drejtë dhe nxitja e lirisë ekonomike , ulja e varfërisë janë ndër treguersit kryesorë për të përfituar nga kjo llogari.

Faza e dytë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë program fillon në Tetor 2008.

  • Data 14.12.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cbrj
  • Data 14.12.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cbrj