1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëria e treta për nivelin e ryshfetit në shërbimet publike

TI - Albania: krahasuar me 2006 qytetarët në Shqipëri kanë më pak besim tek autoritetet se do kanë më pak besim tek autoritetet se do të luftojnë korrupsionin.

default

Barometri Global për Korrupsionin edhe për këtë vit konstaton se në Shqipëri ky fenomen mbetet mjaft problematik. Në bazë të të dhënave që ka bërë publike Transparency International ditën e enjte Shqipëria është në vendin e tretë për shkallën e korrupsionit masiv, ose të dhënies së rrushfetit për shërbimet ndaj qytetarët.


Juristja Mariana Papa që drejton Transparency International Albania, duke iu referuar të dhënave të Barometrit Golbal të Korrupsionit, shprehet se në krahasim me një vit më parë qytetarët kanë më pak besim tek autoritetet se do të luftojë korrupsionin. Sips të dhënave më shumë rrushfeti është i përhapur në sistemin e shëndetësisë, në drejtësi, në polici në zyrat e gjëndjes civile etj. Por në sektorin e drejtësisë qytetarët paguajnë më shtrenjtë.


Shefi i opozitës Edi Rama duke iu referuar të dhënave më të fundit të Transparency International u shpreh se „ato janë treguesi i dështimit të qeverisë në luftën kundër korrupsionit“. Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu e shikon luftën kundër korrupsionit jo vetëm si një përgjegjësi vetëm e qeverisë, por dhe sistemit të drejtësisë dhe institucioneve të tjera.


Barometri Global i Korrupsionit këtë vit është zhvilluar në 60 vende të botës dhe Shqipëria renditet e treta në klasifikim për prezencën e fenomenit të rrushfetit në shërbimet publike, duke qënë më mirë vetëm se Kamboxhia dhe Kameruni.

  • Data 06.12.2007
  • Autor Muka, Arben
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CYU0
  • Data 06.12.2007
  • Autor Muka, Arben
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CYU0