1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëria e Kosova të intensifikojnë bashkëpunimin

Presidenti i Kosovës Pacolli në Tiranë

default

Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli

Për presidentin e Kosovës Behgjet Pacolli marrëdhëniet me Shqipërinë kanë një rëndësi të dorës së parë, në mënyrë që, siç tha ai, “te dy vendet të kenë të njëjta standarte”. Kjo sipas Pacollit arrihet duke intensifikuar komunikimin, shkëmbimin e mallrave dhe njerëzve. “Kosova ka nevojë që të punojë me krjimin e një atmosfere të volitshme ndërkombëtare, por dhe pse jo të përmirësojë imazhin shumë të dëmtuar me qëllim nga dikush”. Behgjet Pacolli i quajti bisedimet mes Prishtrines e Beogradit shumë të rëndësishme, por duke precizuar se “asnjë bisedim nuk do të ketë për pavarësinë, integritetin dhe kufijtë e saj”. Presidenti Bamir Topi pas një takimi me homologun kosovar tha se të dy vendet janë nxitëse për bashkëpunimin rajonal, në një treg, që sipas tij shkon në rreth 60 milionë banorë. “E ardhmja e vendeve tona jo vetëm politikisht është e qartë në linjën euroatlantike, por patjetër që e ka të nevojshme që të stimulohen raporte më intensive të komunikimit institucional”. Ai u angazhua për një rol më dinamik të Tiranës zyrtare në shtimin e njohjeve të tjera në planin ndërkombëtar për Republikën e Kosovës. Presidenti Pacolli ka planifikuar që deri në mesditën e së martës të ketë kontakte me përfaqësuesit kryesore të spektrit politik. Kjo është vizita e tij e parë jashtë Kosovës, që kur mori mandatin si president i Republikës së Kosovës.

Autor: A Muka

Redaktoi: A Verbica

  • Data 21.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10dfy
  • Data 21.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10dfy