1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan protokollet e anëtarësimit në NATO

Ratifikimi i protokolleve nga anëtarët e tjerë të NATO-s zgjat rreth një vit. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hoop Skefer e cilësoi nënshkrimin një arritje historike.

default

Sot Këshilli i NATO-s dhe ministrat e jashtëm të Shqipërisë dhe të Kroacisë nënshkruan në Bruksel protokollet për anëtarësimin e këtyre vendeve në NATO. Ky dokument i jep dritë të gjelbër anëtarësimit të Shqipërisë e Kroacisë në organizatën e Atlantikut të Veriut që në krye të vitit të ardhshëm. NATO do të pranojë kështu në gjirin e saj edhe dy ish-anëtarë të Traktatit të Varshavës.

Skefer : një arritje historike, për të gjithë komunitetin atlantik të kombeve

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Skefer

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Skefer

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hoop Skefer e quajti nënshkrimin "një arritje historike, jo vetëm për këto dy vende, por për të gjithë komunitetin atlantik të kombeve...Shqipëria dhe Kroacia kanë zbatuar reforma të mëdha politike dhe ushtarake dhe prandaj e fituan vendin e tyre të merituar në tryezën tonë". Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha e quajti hyrjen në NATO "plotësim të një ambicjeje të madhe të popullit shqiptar" dhe "kurorëzim të përpjekjeve tona të gjata dhe të vendosura". Ndërsa ministri i jashtëm i Kroacisë tha se bashkimi me Aleancën "përfaqëson një nga momentet më të rëndësishme në historinë tonë."

Anëtarët e NATO-s duhet t'i ratifikojnë protokollet në parlamentet kombëtare

Anëtarët aktualë të NATO-s duhet t'i ratifikojnë tani këto protokolle në parlamentet e tyre kombëtare. Pasi ta kenë bërë këtë, Shqipëria dhe Kroacia duhet të ratifikojnë versionin e modifikuar të marëveshjes, duke u bërë anëtarë me të drejta të plota sapo të kenë depozituar dokumentat e ratifikimit në Uashington. Sipas zyrtarëve të NATO-s, zakonisht procesi i ratifikimit zgjat rreth një vit, gjatë të cilit anëtarët e ardhshëm të NATO-s marrin pjesë në shumicën e takimeve të saj.

DW.COM

  • Data 09.07.2008
  • Autor Auron Dodi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EZ64
  • Data 09.07.2008
  • Autor Auron Dodi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EZ64