1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Shqipëria dhe Kroacia anëtare të NATO-s më 2009

26 krerët e shteteve dhe të qeverive të NATO-s u morrën vesh që Ukraina dhe Gjeorgjia të pranohen në aleancë. Maqedonia nuk u ftua për anëtarësim për arsye të grindjes së pazgjidhur mbi emrin me Greqinë.

Shqipëria merr ftesën zyrtare për anëtarësim në NATO

Shqipëria merr ftesën zyrtare për anëtarësim në NATO

Pas një debati të gjatë, që ishte objekt kundërshtimesh, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer tha: 'NATO-ja përshëndet synimin e Ukrainës dhe të Gjeorgjisë për anëtarësim në aleancë. Jemi pajtuar sot që këto shtete të bëhen anëtare të NATO-s. Të dyja vendet kanë dhënë kontribute të vlefshme për operacionet e aleancës. Ne përshëndesim reformat demokratike në Ukrainë dhe Gjeorgji dhe gëzohemi për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Gjeorgji në maj.'

Angela Merkel, Frank-Walter Steinmeier dhe Franz Josef Jung, Bukuresht 3 prill 2008

Angela Merkel, Frank-Walter Steinmeier dhe Franz Josef Jung, Bukuresht 3 prill 2008

Megjithatë procesi i anëtarësimit do të shtrihet më shumë në planin kohor. Me gjithë reklamën amerikane Gjermania, Franca dhe anëtarë të tjerë të NATO-s u shprehën kundër pranimit që sot të Ukrainës dhe të Gjeorgjisë në të ashtuquajturin Program të Veprimit për Anëtarësi (MAP). Këtë hap do ta verifikojnë edhe një herë ministrat e jashtëm të NATO-s në dhjetor dhe do të vendosin në mënyrë të pavarur për pranimin në MAP.

Flamuri amerikan dhe flamujtë e kuq komunist, Kiev 31 prill 2008

Flamuri amerikan dhe flamujtë e kuq komunist, Kiev 31 prill 2008

Programi i Veprimit për Anëtarësi është shkalla e fundit para bisedimeve të vërteta të anëtarësimit. Politikanë gjermanë kishin paralajmëruar që të mos zemërohej në këtë çast Rusia me pranimin e Ukrainës dhe të Gjeorgjisë. Presidenti rus Vladimir Putin, i cili është të premten i ftuar i samitit të NATO-s, i ka refuzuar vazhdimisht ambiciet e dy ish-republikave sovjetike për anëtarësim në NATO. Megjithatë kancelarja gjermane Angela Merkel e mohoi që Rusia të ketë ndikim: Fytyra të zhgënjyera kishte në delegacionin maqedonas. Për arsye të grindjes së pazgjidhur mbi emrin me Greqinë Maqedonia nuk u ftua për anëtarësim në NATO. Vetëm pasi të jetë zgjidhur grindja për emrin e shtetit me vendin anëtar të NATO-s, Greqinë, mund të anëtarësohet edhe Maqedonia. Bisedimet për grindjen mbi emrin do të intensifikohen. Kroacisë dhe Shqipërisë iu dokumentua solemnisht që në pranverë të 2009-ës mund t'i bashkohen aleancës.

Drejtuesit e NATO-s në fotografi të përbashkëtl 3 prill, 2008

Drejtuesit e NATO-s në fotografi të përbashkëtl 3 prill, 2008

Gjatë natës kishte dështuar përpjekja e fundit për të gjetur një emër shtetëror për Maqedoninë, i cili mund të pranohej prej qeverive në Shkup dhe Athinë. Greqia e kërkon emrin Maqedoni për provincën e saj veriore derisa Maqedonia nuk donte ta pranonte propozimin Republika e Re e Maqedonisë (Shkup). NATO-ja u përpoq që skandali diplomatik të mos dukej si refuzim i shtetit ballkanik. Jaap de Hoop Scheffer lavdëroi shprehimisht reformat në Maqedoni. Sipas tij, për nga gjendja e brendshme dhe ushtarakisht Maqedonia është gati për anëtarësim. Krerët e shteteve dhe të qeverive të NATO-s vendosën gjithashtu që të fillojnë bisedime intensive me Bonsje-Hercegovinën dhe Malin e Zi për përgatitjen e anëtarësimit.

DW.COM

  • Data 04.04.2008
  • Autor Bernd Riegert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dbps
  • Data 04.04.2008
  • Autor Bernd Riegert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dbps