1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëria dhe Bosnja synojnë liberalizimin e vizave që këtë vit

Të dyja vendet duhet të rrisin përpjekjet për të plotësuar të gjitha kriteret e sigurisë të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

default

Presidenca spanjolle e BE-së, pas konferencës së ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg u shpreh të enjten se BE do të jetë i gatshëm të heqë detyrimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës nga fundi i këij viti, por të dyja vendet duhet të rrisin përpjekjet për të plotësuar të gjitha kriteret e sigurisë të kërkuara nga Bashkimi Evropian, bëjnë të ditur agjensitë e lajmeve. Ministri i Brendshëm spanjoll, Alfredo Perez Rubalcaba u tha reporterëve se "ne shpresojmë që ato do t'i përmbushin detyrimet nga vjeshta e këtij viti." Iu kemi kërkuar këtyre vendeve të rrisin përpjekjet, tha Rubalcaba, duke shtuar se asnjë shtet anëtar nuk është kundër heqjes së vizave, veç ndonjë shteti, që është më i kujdesshëm. Një diplomat evropian u shpreh se ende nuk mund të flitet për një datë të saktë për shkak të disa kushteve përgatitore, që duhen plotësuar.

Autor: dpa/Lindita Arapi

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 04.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nhsb
  • Data 04.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nhsb