1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëria angazhohet të kontribuojë në perudhën post–konflikt në Libi, pas largimit të Gadafit

Ministri Shqiptar i Mbrojtjes, Arben Imami, që po merr pjesë në Ministerialin e NATO-s, në Bruksel, tha për DW se kontributi i Shqipërisë do të jetë në përputhje më kërkesat, që do të shfaqen në terren.

default

Në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, që po zhvillohet në Bruksel, Shqipëria u angazhua për të kontribuar në periudhën e tranzicionit, që do të vijë menjëherë pas largimit të Gadafit dhe përfundimit me sukses të fushatës ajrore të NATO-s për mbrojtjen e popullsinë civile në Libi. Ky angazhim vjen pas gadishmërisë së Shqipërisë për të vënë në dispozicionm të Aleancës Atlantike, gjatë kryerjes së operacionit ushtarak në Libi të gjitha lehtësirat aero- portuale të vendit.

Arben Imami, Ministri i Mbrojtjes, pjesëmarrës në këtë takim tha për programin shqip të DW: “Shqipëria nuk ka kapacitete ajrore, apo navale për të marrë pjesë në këtë operacion, që synon embargon e armëve dhe krijimin e zonës së ndalim- fluturimit. Por Shqipëria do të marrë pjesën e saj në ndarjen e kostove të fushatës ajrorë të NATO- s në Libi. Shqipëria angazhohet për të kontribuar në të ardhmen e afërt me çfarëdo lloj kontributi, që do të ketë nevojë terreni, apo teatri i zhvillimeve post Gadafi në Libi. Fryma e përgjithshme e bisedimeve në këtë Ministerial është gadishmëria e vendeve anëtare për të kontribuar,”theksoi Imami.

Rasmussen deklaroi se largimi i Gadfafit eshte tanime çeshtje kohe

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen

Gatishmëria e Shqipërisë për të marrë pjesë në kthimin e normalitetit në Libinë post-Gadafi vjen pas vendimit, që mori dje Ministeriali për zgjatjen e mandatit të fushatës ajrore edhe për 90 ditë të tjera, duke filluar nga 27 qershori. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Rasmussen e quajti të sukseshme fushatën ajrore të deritanishme: “NATO i ka ulur në mënyrë të konsiderushme aftësitë e makinës së luftës së Gadafit dhe deri më tani fushata ajrore ka qënë shumë e sukseshme, në zbatim të mandatit që Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i ka dhënë Aleanceës Atlantike për t'u dhënë fund sulmeve mbi popullsinë civile dhe krijuar kushtet, që libanezët të vendosin vetë për të ardhmen e tyre”, tha Rasmussen. Ai shtoi se tanimë “çështja nuk shtrohet, nëse Gadafi do të ikë, por kur do të ikë dhe kur të ikë komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë gati”.

Afganistani dhe Shqipëria

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami

Situata në Afganistan është një tjetër fokus i Takimit të Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s. Shqipëria kontribuon në misionin ndërkombëtar të drejtuar nga NATO, të njohur me inicialet ISAF (International Security Assistance Force) me trupa luftuese: “Po vazhdojmë të rrisim kontributin e Shqipërisë në Afganistan. Do të dërgojmë një togë për mentorim, drejtim, treinim të policisë afgane nga një specialistët shqiptarë. Po ashtu edhe një grup të policisë së shtetit”, tha për programin shqip të DW, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.

Adaptimi i politikave për mbrojtjen kibernetike

Një tjetër temë qendrore e takimit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s është edhe adaptimi i politikave të reja për mbrojtjen kibernetike. Synimi është krijimi i një mbrojtjeje të centralizuar ndaj sulmeve kibernetike në bashkëpunim me vendet partnere, organizatat ndërkombëtare, sektorin privat dhe akademik. Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Arben Imami, tha për programin shqip të DW se Shqipëria është pjesë e planit të veprimit të sapomiratuar në këtë Ministerial, lidhur me mbrojtjen kibernetike. “Shqipëria është palë në adaptimin dhe zbatimin e politikave dhe standarteve të NATO-s dhe BE për mbrojtjen kibernetike, e cila po merr një rëndësi të vecantë”, theksoi ai.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Angjelina Verbica