1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëri: Si e duan qytetarët drejtësinë?

Libri i Bardhë, mekanizëm i ri i Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të mbledhur opinionet dhe mendimet e qytetarëve për reformimin e drejtësisë po shëtit në të gjithë qytetet e qëndrat urbane të vendit

Justitia - Mbretëreshë e Drejtësisë

Justitia - Mbretëreshë e Drejtësisë

Prej gati një muaji, Këshilli i lartë i Drejtësisë ka vënë në lëvizje një Libër të Bardhë, si një mekanizëm për të përmbledhur opinionet, idetë dhe kërkesat e qytetarëve shqiptarë për reformimin e sistemit të drejtësisë. Për të tërhequr opinione e mendime të vlefshme janë thirur të japin kontributin e tyre intelektualë, gazetarë, qytetarë, përfaqësues të pushtetit vendor etj.

Kryetari i bashkisë në Gjirokastër Flamur Bime ndonëse vlerëson punën e deritanishme të gjyqësorit ka opinionin se zvarritjet në procese, mungesa e gjykatës administrative dhe herë pas here edhe gjykimet e padrejta po e dëmtojnë imazhin e të drejtës e shtetit ligjor. Ndërkohë vetë kryetari gjykatës së faktit Gjirokastër Artan Laze, pohon se reforma është e mirëpritur prej gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve, pasi ajo do të përmirësojë punën, do të rritë autonominë financiare e profesionale duke e shmangur gjyqësorin nga politika si një kusht për zhvillimin e vendit.

Por edhe për sekretaren e gazetarëve profesionistë Eri Baco, reforma në drejtësi është një domosdoshmëri për të shëruar disa nga plagët e shoqërisë shqiptare. Në këto gjykata shpesh nuk jepet drejtësi thotë ajo, ndaj reformën e duam reale.

Reforma në drejtësi po shndërohet tashmë në Shqipëri në një lëvizje mbarëpopullore. Por tejkalimi sensit të masës në këtë pjesëmarrje ndoshta do të krijojnte reminishenca me kohët e kaluara, gjë e cila do të denatyronte objektivin mjaft aktual të kësaj reforme.

  • Data 29.01.2008
  • Autor Odise Kote / Gjirokastër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CzFf
  • Data 29.01.2008
  • Autor Odise Kote / Gjirokastër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CzFf