1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëri - Shanse biznesi dhe investimi

Shqipëria është tani një treg mjaft tërheqës dhe fitimprurës për investime të huaja, pos të tjerash për sigurinë dhe standartet e larta të legjislacionit.

Tregu në Tiranë

Tregu në Tiranë

Me këtë frymëzim është organizuar në Gjirokastër dhe një Forum ekonomik ndërkombëtar "Ambjent mikpritës, shanse biznesi dhe investimi" me pjesëmarjen e dhomave të tregëtisë të disa rajoneve shqiptare dhe dhomave greke të tregëtisë së Athinës, Pireut e Selanikut.

Kryetari i Dhomave të Tregëtisë Ilir Zhilla, në krye të ftesës së tij për investime ka përmendur një varg vlerësimesh mbi shanset e resurset e shumta që ofron Shqipëria, por mbi të gjitha ai ju ka ofruar pjesëmarrësve tekstin e deklaratës së B.E mbi përparimin e bërë nga Shqipëria.

Shqipëria është tani një treg mjaft tërheqës dhe fitimprurës për investime të huaja, pos të tjerash për sigurinë dhe standartet e larta të legjislacionit. Me këtë frymëzim është organizuar në Gjirokastër dhe një Forum ekonomik ndërkombëtar "Ambjent mikpritës, shanse biznesi dhe investimi" me pjesëmarjen e dhomave të tregëtisë të disa rajoneve shqiptare dhe dhomave greke të tregëtisë së Athinës, Pireut e Selanikut.

Kryetari dhomës së tregëtisë së Athinës Pavllos Ravonos, Dhomë që numëron rreth 65.000 biznese të mëdha, thotë se "shikoj në të ardhmen një fushë të gjerë të bashkëpunimit ekonomik me vendin tuaj." Kryetari bashkisë Gjirokastër Flamur Bime e fokuson vëmëndjen në investimet në lëmi të turizmit, duke tërhequr vëmëndjen se gjenden në një qytet " Pasuri e trashëgimisë kulturore botërore në Unesco".

Atasheu ekonomik i amabasadës greke në Shqipëri, Hristos Farmaqis pohon se "vëllimi investimi greke në ekonominë shqiptare ka ardhur duke u rritur nga viti në vit, e kjo më së miri shpreh marëdhëniet tejet positive që janë mes dy vendeve. Kryetari dhomës së Tregëtisë në Gjirokastër Mustafa Devolli thotë se po punohet mjaft mirë edhe me projektet ndërkufitare.

Synimi këtij Forumi është nxitja e investimeve dhe rritja e nivelit të bashkëpunimit mes bizneseve të të dy vendeve si një mundësi e integrimit të shpejtë të ekonomisë shqiptare në Bashkimin Europian.

  • Data 07.04.2008
  • Autor Odise Kote / Gjirokastër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DdHS
  • Data 07.04.2008
  • Autor Odise Kote / Gjirokastër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DdHS