1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëri: Rritet numri i njerëzve të interesuar të udhëtojnë jashtë vendit

Pak ditë para hyrjes në fuqi të zbatimit të vendimit për lëvizje të lirë të shtetasve shqiptarë në zonën Schengen të BE-së shikohet një rritje të interesimit të tyre për të siguruar udhëtimin jashtë vendit.

Rrugë në Tiranë

Rrugë në Tiranë

Abazi, punonjës në firmë private për sistemet e ngrohjes sapo e ka prerë biletën e udhëtimit me avion për në Itali. Duke qënë se është paralajmëruar në mes të dhjetorit lëvizja e qytetarëve shqiptarë pa viza brenda zonës Schengen ai e ka mbyllur çështjen e udhëtimit dhe pret gjithë emocion. “Të takoj fëmijët e mi që kanë vite jashtë vendit. Por dhe të afërmit e tjerë dhe do të kthehem”.

Edhe për Mirandën destinacioni është Italia. Ajo është duke negociuar për një biletë të favorshme vajtje ardhje. “Mua më kanë ftuar në Itali, atje kam motrën dhe vëllain. Besoj se do ti kaloj andej festat. Nuk e di akoma por besoj se po”.

Ertoni student është në mëdyshje nëse duhet të lëvizë apo jo në momentet e para kur të zbatohet vendimi për udhëtim pa viza. “Një plan e kemi, por duke parë dhe duke bërë. Normal që do të dalim andej”.

Silvana Caslli

Silvana Caslli

Sa më shumë afrohet dita kur pritet të nisë aplikimi i lëvizjes pa viza për në zonën Schengen të BE-së, duket se rritet dhe më shumë interesimi e kurreshtja e qytetarëve për ta shfrytëzuar këtë rast. Në agjencitë e udhëtimit prej javësh ka patur një fluks shumë të madh njerëzish që janë interesuar apo kanë prenotuar biletat.

Silvana Caslli, agjente udhëtimi, thotë për DW se ky fluks do të jetë në fazën e parë të procesit dhe më pas do të reduktohet nw parametra normalë. “Krahasuar me një vit më parë fluksi i biletave në këto 15 ditë është pothuaj i dyfishuar. Italia është destinacioni më i kërkuar, psh në Roma, Milano, Xhenova etj. Por dhe Gjermania, ndërkohë që Greqia ka më pak kërkesa. Kjo mbase nga situata që është atje, por dhe sepse është më ekonomike për të udhëtuar nga toka me autobuzë. Franca ka më pak, po kështu dhe Viena. Ky fluks kështu do të jetë tani në fillim pasi ata do të qëndrojnë deri në tre muaj dhe do të vijnë”.

Caslli thotë se çmimi për biletat e fluturimeve është më i shtrenjtë. Kjo sepse në fund të vitit kjo është e natyrshme, por plus kësaj edhe nga procesi i liberalizmit të vizave. “30 – 40 euro më tepër për një biletë përbën një kosto që rëndon në xhepat e shqiptarëve në këtë periudhë”.

Bulik Kapedani, një tjetër agjent udhëtimesh, dallon dhe një kontigjent tjetër qytetarësh, të cilët siç shpjegon ai për DW-në nuk po nxitohen për të vendosur se kur do ta kryejnë udhëtimin jashtë vendit pa viza. “Një numër i madh njerëzish janë duke pritur se çfarë do të ndodhë fillimisht në këto data, 15, 16, 17… mbase dhe në 20 a 25 dhjetor.Të shohin se çfarë do të ndodhë me njerëzit që do të ikin, që të jenë edhe më të bindur. Sepse kanë paqartësi ende, ose mosbesim që a do ti lënë të qetë në lëvizje, pa i pyetur, pa i penguar, Gjithësesi njerëzit po mundohen që në rradhë të parë të takojnë njerëzit e tyre, gjë që kjo sjell një rënie në turizëm, por në anën tjetër një rritje të biletarisë dhe të lëvizjes”.

Bulik Kapedani

Bulik Kapedani

Aktiviteti i agjencive të udhëtimit ka qënë në fokus të fushatës sensiblizuese që po realizohet prej javësh nga autoritetet zyrtare. Kohët e fundit ministri i brendshëm Lulzim Basha pati një takim të zgjeruar me shoqatat kryesore të operatorëve turistikë. Duke përmendur një sërë aspektesh të të drejtave dhe detyrimeve të shtetasve për udhëtimin e tyre pa viza në zonën Schengen. Basha ishte i drejtëpërdrejtë në përmendjen e penaliteteve, qoftë për qytëtarët apo qoftë për operatorët turistikë që do të abuzojnë me këtë liri të lëvizjes, kur ata nxisin e stimulojnë qëllimet e qëndrimit më shumë se afati i lejuar, për azil, apo për punësim.

Autor: Arben Muka

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 07.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QRau
  • Data 07.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QRau