1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëri: Policët e korruptuar pengojnë luftën kundër krimit

Policia e shtetit në Shqipëri nis vitin e ri 2008 me tregues suksesesh por edhe humbjesh. Lufta kundër grupeve të rrezikshme kriminale dhe rrjeteve të drogës mban kreun e arritjeve të policisë gjatë vitit të kaluar.

Policë shqiptarë

Policë shqiptarë

Shifrat e sapo publikuara të Ministrisë së Brendshme, për treguesit e vitit 2006, flasin për zbulimin e 36 grupeve kriminale, për 149 të arrestuar, 125 kg heroinë, 12 kg kokainë të sekuestruara dhe 177 mijë rrënjë kanabis sativa të asgjësuara. Por këto arritje zbehen përballë pranisë së korrupsionirt dhe të ryshfeteve, që marrin policët. Fenomeni kompromenton gjithashtu edhe imazhin e punonjësve të rendit, besueshmërinë e tyre tek publiku.


Kërkohet rritje e angazhimit


Kryeministri Berisha i bëri së fundi apel policisë kriminale për të rritur angazhimin e saj në luftën kundër korrupsionit. Në analizën e punës së policisë së shtetit për vitin që sapo kaloi, 2006, ai tha se "korrupsioni gëlon kudo. Gaboni nëse mendini se ai luftohet vetëm në Tiranë. Ndaj tij çdo punonjës i policisë , çdo drejtues i saj, duhet të tregojë tolerancë "zero".


Ligje ka por ato nuk zbatohen

Pasojë e korrupsionit në rradhët e policisë së shtetit është edhe moszbatimi i ligjit lidhur me përgjegjësinë dhe ndjekjen penale të drejtuesve të pushtetit lokal në zonat ku kultivohen bimë narkotike. Deri më sot ligji i mirartuar vitin e kaluar ka mbetur në letër dhe asnjë nga drejtuesit e pushtetit lokal ne zonat ku mbillet kanabis sativa nuk është ndjkeur penalisht.

Policia e paaftë të parandalojë aksidentet në rrugë

Një problem alarmant, i lidhur me punën e policisë mbetet paaftësia e policisë rrugore për të parandaluar aksidentet. Vetëm brenda kavës së parë të janarit kanë humbur jetën 12 persona, pjesa më e madhe në aksin rrugor Fushe Krujë -Lezhë. Kryeministri Berisha i ra këmbanave të alarmit për këtë situatë dhe tha se" qeveria është gati të vendosë në çdo km nga një polic, që të ruajë jetën e qytetarëve."

Shmangja e aksidenteve automobilistike nuk është në dorë vetëm te policisë rrugore: mungesa e sinjalistikës dhe e tabelave te duhura ndikon në një masë të konsiderueshme në shtimin e aksdidenteve. Situata ka nxitur opozitën të kritikojë qeverinë për mungesën e një strategjie kombëtare për të shmangur aksidentet dhe humbjen e jetës prej tyre.

  • Data 08.01.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CmQI
  • Data 08.01.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CmQI