1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëri : Plazhi i Jonit i pastruar nga municionet

Predha, mina, anije luftarake, relike të dy luftrave botërore, të mbetura në ujrat blu të detit Jon, nuk do të kërcënojnë më jetën e pushuesve, apo të apasionuarve pas botës nënujore.

Komanda e Forcave detyre, Durrës

Komanda e Forcave detyre, Durrës

Një operacion i përbashkët, NATO-Shqipëri, i sapo përfunduar, ka pastruar 36 ton municine nga Gjiri i Vlorës dhe i Karaburunit. "Operacioni filloi vitin e kaluar me emrin e koduar "Plazhe të pastëra". Gjatë 2008-ës u pastruan 34 ton municione në plazhet e Gjirit të Vlorës. Këtë vit, nga operacioni i përbashkët me forcat detare të Hollandës, një vendi partner në NATO-n, u pastruan 2 ton municione dhe u shpërthye një minë detare e Luftës së II-të Botërore. Tani që flasim, gjithë Plazhi në Gjirin e Vlorës, në brigjet e Karaburunit, deri në veri, në Zvërnec ështe i pastër, " thotë kapiten Kristaq Gervenji, komandant i Flotës Detare të Shqipërisë.

Një ekip hollandez dhe shqiptar polombarësh u përballën për dy javë rrjesht me rrezikun që paraqet gjetja e municioneve dhe çaktivizimi i tyre. Pika të tjera në bregdetin shqiptar presin të pastrohen në sajë të operacioneve të tjera, të përbashkëta me forcat detare të vendeve anëtare të NATO-s. "Ka zona në bregdetin e Sarandës dhe Durrësit, që janë identifikuar për municionet që ndodhen në thellësi të ujrave. Ato do të jenë objekt i operacioneve të ardhshme, " shton kapiteni Kristaq Gervenji.

Pllazhi në Durrës

Pllazhi në Durrës

Krahas operacioneve të planifikuara për të pastruar bregdetin dhe shmangur rrezikun nga municionet e mbetura një rol të rëndësishëm luajnë vetë qytetarët.

"Të gjithë ata që kanë informacion qoftë edhe për një predhë të vetme, ta japin atë në bazat detare por edhe me çdo mjet komunikimi,n ë TV, Radio etj. në mënyrë që Forcat detare të shkojnë pa humbur kohë dhe ta heqin atë," u bën apel qytetarëve Kristaq Gervenji.

Operacione të tilla të rrezikshme kërkojnë jo vetëm guxim por në rradhë të parë përftim dijesh dhe aftësish nga vende partnere të NATO-s , me flota detare më të zhvilluara se Shqipëria. Këtij qëllimi do t´i shërbëjë një operacion ushtarak në nivel rajonal. "Së shpejti do të kemi një stërvitje me anije dhe trupa, me pjesëmarrjen e 6 vendeve të rajonit, në kuadër të projektit "Adrion" ku ka aktivitete të përbashkëta ushtarake në bazë vjetore," thekson komandanti i Flotës Detare të Shqipërisë, kapiten Kristaq Gervenji.

Modernizimi i flotës detare të Shqipërisë për të qenë e aftë të kryejë operacione të përbashkëta me vendet partnere të NATO-s, do t`i kushtojë buxhetit të shtetit deri në vitin e ardhshëm 2010, një investim prej 20 milion eurosh.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 22.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hbno
  • Data 22.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hbno