1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëri: Pavioni gjerman ne panairin e librit ”Tirana 2013”

pavioni gjerman ne panairin e librit ”Tirana 2013” - një koktej informacioni për të studiuar në Gjermani dhe për t'u lidhur direkt me Europën.

Në panairin e sapohapur të librit “Tirana 2013”, mes dhjetra pavioneve të shumta të botuesve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe diaspora, ndodhet edhe pavioni gjerman. Ai është rezultat i bashkepunimit mes tre institucioneve gjermane, të pranishme në Tiranë: Qendra e Gjermanishtes, partnere e Institutit Goete, Shërbimi i Shkëmbimit Akademik Gjerman, (Deutscher Akademischer Austauschdienst) dhe Deutsche Welle në shqip.

Interes në rritje për gjuhën dhe kulturën gjermane

Petra Behlke-Campos, drejtore e Qendrës së Gjermanishtes, thotë për DW, se gjatë pesë ditëve të panairit, 13-17 nëntor, pavioni gjerman do t'u ofrojë vizitorëve të tij informacion të gjerë për mundësitë e mësimit të gjuhës gjermane.

Petra Behlke-Campos, drejtore e Qendrës së Gjermanishtes

Petra Behlke-Campos, drejtore e Qendrës së Gjermanishtes

“Ne i paraqesim publikut të pavionit tonë kurset e gjuhës gjermane, që ofrojmë, si edhe llojet e provimeve, nga niveli 0 i njohurive deri në nivelin më të lartë, që njihen dhe pranohen në të gjithë botën, në 150 Institutet Goete dhe në më shumë se kaq Qendra të Gjermanishtes. Këtë vit kemi më shumë se 2000 studentë, që mësojnë gjermanishten në Deutschzentrum në Tiranë. Jam shumë e kënaqur që shoh këtë interes në rritje për të mësuar gjuhën gjermane, kjo u krijon mundësi edhe të rinjve dhe të rejave shqiptare të studiojnë në Gjermani, të kenë një përfytyrim më të gjerë dhe përvoja personale për Europën dhe më pas të kthehen në Shqipëri për të punuar dhe vendosur se çfarë mund të bëjnë për vendin e tyre. Pra, është fjala për një vizion, që u jepet atyre, për mundësi të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të Shqipërisë”, thotë për DW Petra Behlke-Campos.

Studime dhe kërkim shkencor në Gjermani – mundësi më të mira punësimi

Jenny Kraja- Prieser, lektore e DAAD

Jenny Kraja- Prieser, lektore e DAAD

Pavioni gjerman që dje, në ditën e tij të parë (13 nëntor 2013) tërhoqi shumë të rinj dhe të reja, që interesohen për mundësitë e shkollimit dhe të kualifikimit shkencor në Gjermani. Jenny Kraja- Prieser, lektore e DAAD, thotë për DW se gjatë ditëve të panairit pavioni gjermani do të organizojë informimin e vizitorëve për mundësitë e studimit dhe kërkimin shkencor në Gjermani, si edhe për bursat gjermane, që mund të përfitohen.

“Pjesa më e madhe e aplikantëve, që interesohen për kurse masteri pas kryerjes se studimeve bachelor në Shqipëri dëshirojnë të kryejnë kualifikimin shkencor në Gjermani. Ata kryesisht vijnë nga fusha ekonomike. Pas kthimit në Shqipëri dhe kualifikimit në Gjermani atyre u ofrohen mundësi më të mira punësimi në sektorin akademik, apo bankar. Statistikat e DAAD tregojnë që numri i shqiptarëve, që kanë interes të marrin pjesë në gjithë sa ofron DAAD, po rritet, po kështu dhe cilësia e aplikantëve ka ardhur duke u përmirësuar nga viti në vit. Jam kaq shumë e suprizuar nga numri i madh i shqiptarëve, që dëshirojnë të studiojnë në Gjermani”, thotë Jenny Kraja- Prieser.

Deutsche Welle në shqip - lidhja juaj e drejtpërdrejtë me Europën

Vilma Filaj Ballvora, drejtuese e shërbimit shqip të Deutsche Welles

Vilma Filaj Ballvora, drejtuese e shërbimit shqip të Deutsche Welles

Stenda gjermane në panairin e librit “Tirana 2013”i ofron vizitorëve edhe ofertën multimediatike të shërbimit shqip të Deutsche Welles. Vilma Filaj- Ballvora, drejtuese e këtij shërbimi tregon, se cilat janë pikat e forta të kësaj oferte:

“Sot Shqipëria, ashtu si edhe Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, ku ndodhen përdoruesit e ofertës sonë multimediatike, vende fqinje të pranishme në këtë panair, po ecin drejt integrimit në BE. Oferta jonë është një burim objektiv dhe i orientuar globalisht duke u dhënë spektatorëve të emisionit televiziv, që ne ofrojmë ”Europa sot”, përdoruesve të internetit perspektivën europiane dhe gjermane, gjë që nuk e ofrojnë mediat vendase. Nisur nga kredibiliteti dhe reputacioni i krijuar në më shumë se 20 vjet të këtij shërbimi, pavioni, ku DW është pjesë në panairin e librit ”Tirana 2013”, po tërheq që ditën e tij të parë vizitorë të shumtë”, thekson Vilma Filaj- Ballvora.

Pavioni gjerman në panairin e librit ”Tirana 2013” po sjell para vizitorëve më shume se libra: sjell vizionin e së ardhmes, mundësi për t'u lidhur drejtpërdrejtë me Europën dhe ecur më shpejt drejt saj, yllit polar të shqiptarëve.