1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëri : Minoritetet me librat e hartuara vetë

Minoriteti etnik grek dhe maqedon do të kenë për vitin 2008 e në vijim tekstet në gjuhët e tyre amëtare, të hartuara prej specialistëve të këtyre minoriteteve për të gjithë ciklin shkollor deri në atë universitar

Kiosk librash

Kiosk librash, Tiranë

Ministria e arsimit dhe shkencës të Shqipërisë do të investojë për realizimin e këtij standarti, që shprehet edhe në Kartën kuadër të Këshillit të Evropës për liritë e të drejtat e minoriteteve.

Mësimi në shkollat e minoritetit etnik grek në Shqipëri realizohet në klasa ku ka një numër mjaft të ulët të nxënësve. Por një nga kërkesat e përhershme të minoritetit grek të shprehura edhe para vëzhguesve ndërkombëtarë ka qënë mungesa e teksteve në gjuhën greke të hartuara jo sipas modelit të përkthimit prej tekstit shqip në greqisht, por të botuara prej vetë mësuesve e autorëve minoritarë.

Kësisoj Shqipëria renditet ndër vendet që plotëson standartet më të avancuara për arsimimin e minoriteteve në gjuhët e tyre amëtare, si një nga standartet themelore të respektimit të lirive e të drejtave të minoriteteve.

  • Data 28.02.2008
  • Autor Odise Kote / Gjirokastër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DFK7
  • Data 28.02.2008
  • Autor Odise Kote / Gjirokastër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DFK7