1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëri: Kapet drogë në çanta me simbole të UÇK-së

Në doganën e Kakavijës kapet sasia më e madhe e drogës që kishte destinacion të saj, Greqinë. 2.2 ton drogë ishte fshehur në një automjet me targa Tirane

2.2 ton drogë kanë rënë në rrjetën e policisë shqiptare dhe të skuadrës së antitrafikut në pikëkalimin kufitar të Kakavijës. Në doganën e Kakavijës shënohet edhe sasia më e madhe e kapur e drogës që kishte destinacion të saj, Greqinë. 2.2 ton drogë ishte fshehur në një automjet me targa Tirana, ndërkohë që agjentët e zyra shqiptare e antidrogës pohojnë se bëhet fjalë për një rrjet të mirëorganizuar, që vepron në të dy vendet. Droga ishte në një automjet tip Volvo me targa të Tiranës, ndërsa drejtuesi automjetit ishte nga Elbasani. Droga ishte e paketuar në 75 çanta që mbanin sipër tyre mbishkrimin UÇK.

Zëdhënësi drejtorisë së policisë Gentian Mullahi thotë se operacioni topsekret është organizuar edhe me bashkëpunimin e homologëve grekë. Zëdhënësi Mullahi thotë se pas ndalimit të shoferit të automjetit që transportonte drogë, po hetohen lidhjet e tij me rrjetet e trafikut në të dy vendet si dhe me shtrirjen e saj. Ndërkaq gjatë ditës së sotme, pikëkalimi kufitar i Kapshticës në juglindje të vendit, është i bllokuar prej mëngjesit e deri në mesditë, siç thuhet nga zyrtarët e policisë shqiptare për shkak të kontrollit e verifikimeve në kompjuterat e doganave e të policisë. Policia shqiptare sipas zëdhënësit Mullahi, po merr masa edhe për ardhjen e emigrantëve gjatë ditëve në vijim, një traditë kjo e përvitshme. Policia shqiptare ka forcuar regjimin kufitar me Greqinë e ka shtuar masat e kontrollit dhe të interceptimit edhe për shkak të afrimit të festave të fundvitit, ku sipas një qarkoreje të Ministrisë të brendshme greke do të lejohet ardhja masive e emigrantëve edhe me dokumenta në process legalizimi.

Fluksi ardhjes së emigrantëve do të nisë në ditët e para të dhjetorit për të vazhduar deri në datën 15 janar të vitit që presim.

  • Data 26.11.2007
  • Autor Odise Kote, Gjirokastër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CTLg
  • Data 26.11.2007
  • Autor Odise Kote, Gjirokastër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CTLg