1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëri: Ish viktimat e Sigurimit - pjesëmarrës në hartimin e ligjit për dekomunistizimin e shoqërisë

Reflektim ndaj kitikave të BE-së. Shtyhet për në vjeshtë miratimi i ligjit.

Makinë e vjetër policie, Tiranë

Makinë e vjetër policie, Tiranë

Jo ligjeve të hartuara me nxitim dhe të miratuara me forcën e kartonave të maxhorancës. Kritika ndaj një praktike të tillë, të hasur rëndom në jetën parlamentare të Tiranës vjen nga Bashkimi Europian. Ajo ndodhet në raportin e vitint të kaluar 2007, për performancën demokratike të Shqipërisë.

Lajmi i mirë është se kjo kritike duket se është pranuar nga maxhoranca. Në hartimin e ligjit për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare, për hapjen e arkivave të ish policisë sekrete të regjimit komunist, maxhoranca e djathtë e drejtuar nga demokratët e Berishës pranon rolin e faktorit kohë.

Astrit Patozi, kryetar i grupit parlamentar të PD thotë se forca e tij poltike është gati ta shtyjë miratimin e ligjit për në vjeshtë, duke hequr dorë kështu nga këmbëngulja që ai të miratohej Brenda këtij muaji. Për më tëpër ai kërkon Komisionit parlamentar të ligjeve të bëjë pjesë të diskutimit të projektiligjit edhe grupet e interesit.

“ I bëj thirrje komisionit të Ligjeve të thërresë edhe grupet e interesin për të diskutuar projektligjin dhe dhënë sugjerimet e veta: ish të përndjekurit dh eish të internuarit politikë si edhe përfaqësues ng a shoqëria civile. Kjo do të përmirësonte ligjin dh edo të ristëe shanset që në seancën parlamentare të diskutimit dh emiratimit të tij, ai të vinte me consensus” tha Astrit Patozi, kryetar I grupit parlamentar të Partisë Demokratike,(PD).

Ky konsensus që, Astrit Patozi shpreson të arrijë me opozitën, nuk do të jetë i lehtë. Kjo pasi palëve do tu duhet të bien dakort për elemente thelbësore të projektligji, për të cilat janë në pozicione krejt të kundërta. Demokratët kërkojnë të happen te gjitha dosjet e ish bashkëpunëtorëve të Sigurimit, socilalistët nuk janë dakort për ish nomenkaturën e lartë komuniste. Demokratët kërkojnë ta fillojnë procesin e dekomunistizimit të shoqërisë nga epara, kurse socilaistët të njhen rezultatet e komisioneve te pastrimit të figurave të ngritura ne vitet 1996, 97 dhe 98. Diferenca tjeter eshte se demokratet jane pro nderprerjes se mandateve kushtetuese nese peresonat që i gëzojnë ato rezultjnë të kenë qënë ish bashkëpunëtorë të Sigurimit famëkeq.

“ Ky ligj nuk mund të bëjë ”nul” ashtu si kërkon PD, certifikimet e figurave politike, të bëra në bazë të ligjeve të viteve ‘ 90-të., të cilat PS i njeh. Nga na tjetër nuk ka një ligj që të ketë fuqinë e ndërprerjes së mandateve kushtetuese, siv kërkon PD” tha Valentina Leskaj , kryetare e grupe parlamentar të PS

Por për Astrit Patozin nuk mund te mbeten ne politike dhe në drejtësi njerëz që kanë qenë të përfshurë në strukturat e ish policisë sekrete të regjimit komunist. Ai garanton se procesi do të bëhet për pastrimin e shoqërisë dhje jo për hakmarrje politike.

“ Garanci për këtë është ngritja e komisionit konsensual me dy përfaqësues ng aopozita dhe dy nga maxhoranca dhe kruetari me konsensus. Ky do të jetë një process i ndershëm dhe transparent për publikun.” tha Astrit Patozi.

Ajo që pret publiku në Shqipëri është miratimi në vjeshtë i këtij ligji, mbyllja më në fund e kapitullit të errët të ish spiunëve të SIGURIMIT dhe e helmimit të shoqërisë prej fshehjes së tyre.

Shqipëria është i vetmi vend nga ish vendet komuniste të Europës Lindore dhe Qëndrore që ende nuk e ka mbyllur këtë kapitull, duke thyer rezolutën e Këshillit të Europës që parashikonte përfundimin e procesit në vitin 2001.

  • Data 21.07.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Eg57
  • Data 21.07.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Eg57